E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Karolinën Veriore ka filluar procesi kundër shtatë personave, të cilët nga autoritetet akuzohen për terrorizëm. Në mesin e tyre është edhe Hysen Sherifi, 24 vjeçar, nga Kosova, i cili ka lejeqëndrim të rregull në Shtetet e Bashkuara.
Nis gjyqi kundėr 7 tė akuzuarve pėr terrorizėm nė SHBA











Gjashtë personat e tjerë janë shtetas amerikanë. Gjatë dëgjimit të parë, prokurorët kanë paraqitur disa incizime, në të cilat i akuzuari Daniel Patrik Bojd, tregonte pasionin e tij për “të luftuar për xhihad” dhe janë dhënë dëshmi se ai kishte udhëhequr stërvitjet në Karolinën Veriore. Agjenti special, Majkël Suton, që kishte marrë pjesë në hetimet katërvjeçare, të cilat rezultuan me arrestimin e të akuzuarve për terrorizëm tha se disa prej tyre kishin udhëtuar në Jordani, Kosovë, Pakistan dhe Izrael, gjatë tri viteve të kaluara, për “t’u angazhuar në xhihad të dhunshëm”. Avokatët e shtatë të akuzuarve i kanë kundërshtuar akuzat kundër klientëve të tyre dhe kanë kërkuar lirimin e tyre me pagesë.

Publikuar: 05.08.2009 | 07:44
Lexuar: 668 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime