E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot në Prilep i distribuoi tekstet e para shkollore falas, me çka e shënoi fillimin e projektit "Tekste falas shkollore". Më këtë projekt nga viti shkollor 2009/2010 do të përfshihen të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Maqedonisë. Projekti voluminoz do t'i kushtojë Qeverisë mbi një miliardë denarë. Procesi do të zhvillohet në tre faza, ndërsa janë angazhuar më shumë botues.
Filloi distribuimi i teksteve tė para shkollore pa pagesė

"Faza e parë më e madhe fillon sot. Sot në Prilep i kemi distribuar tekstet e para shkollore. Faza e dytë i përfshin tekstet shkollore për klasën e katërt dhe të shtatë, ndërsa në fazën e tretë janë tekstet shkollore për shkollat e mesme profesionale. Procesi duhet të përfundojë deri më 1 shtator", deklaroi sot në Prilep ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov.

Ai shtoi se MASH-i bën përpjekje maksimale që nxënësit t'i marrin të gjitha tekstet shkollore deri në fillim të vitit shkollor.

"Ky projekt nuk është popullist, por ka qëllim fisnik. T'u ndihmohet nxënësve dhe prindërve dhe të stimulohet i gjithë procesi arsimor. Kjo është ndihmë financiare. Po realizojmë një ëndërr për qasje të barabartë në procesin arsimor. Të gjithë të kenë mundësi të barabarta", deklaroi Todorov.

Tekstet shkollore u dedikohen tre gjeneratave, ndërsa çdo vit do të ketë lista të reja të punës dhe fletore pune. Kush do t'i dëmtojë do të duhet t'i paguajë.

Tekstet shkollore për rreth 12.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Prilepit, prej sot do të vendosen në sallën sportive në SH.F ."Goce Delçev". Kryetari i komunës Marjan Risteski theksoi se me tekstet falsa shkollore pa pagesë mundësohet arsim më cilësor për nxënësit.

Për momentin po renovohet nëpër të gjitha shkollat e Prilepit, ndërsa qyteti do të përfshihet në IPA fondet, prej ku do të shfrytëzohen rreth gjysmë milion euro për rikonstruimin e të gjitha dyerve dhe dritareve në 11-të shkollat fillore dhe pesë shkollat e mesme.

Publikuar: 05.08.2009 | 08:02
Lexuar: 1046 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
MINIR (04/10/2009 20:33:54) DISTRIBUIMI

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime