Me këtë projekt, Çarshia e Shkupit do të ndriçohet në tërësi me çka do të sjellë më shumë siguri në këtë vend, më shumë lëvizje të njerëzve dhe gjallërim më të madh, tha Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Në afat prej 90 ditëve, çarshia e vjetër e Shkupit do të ndriçohet në tërësi. Kështu paralajmëruan sot kryetari i Shkupit Koce Trajanovski bashkë me kolegun e tij nga Komuna e Çairit, Izet Mexhtit.
Sipas tyre, ndriçimi i çarshisë do të krijojë më shumë siguri si dhe do të mundësojë lëvizje më të madhe të qytetarëve. Projekti për ndriçimin e çarshisë do të financohet nga buxheti i Qytetit të Shkupit dhe Komuna e Çairit.
Vlera e këtij projekti është rreth 25 milionë denarë, prej të ciklave, 50 për qind do ti financojë Komuna e Çairit ndërsa 50 për qind do ti financojë qyteti i Shkupit.
Me këtë projekt, Çarshia e Shkupit do të ndriçohet në tërësi me çka do të sjellë më shumë siguri në këtë vend, më shumë lëvizje të njerëzve dhe gjallërim më të madh, tha Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Në Çarshi do të vendosen 250 shtylla ndriçimi me rreth 427 poçe ndriçuese të vendosura në to.
Ky projekt që është një kohë të gjatë I pritur nga esnafi dhe nga ata që gravitojnë në çarshinë e vjetër, është ndriçimi i tërësishëm i çarshisë së vjetër, projekt I përbashkët i qytetit të Shkupit dhe komunës së Cairit që do të kontribuojë dukshëm në lëvizjen e lirë të qytetarëve, në ngritjen e sigurisë në çarshi dhe do të kontribuojë dukshëm që Çarshia të gravitohet dhe të lëvizet edhe gjatë orëve të mbrëmjes, krejt kjo në funksion të revitalizimit dhe ringjalljes së Çarshisë së Vjetër, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.
Fillimi i punimeve për ndriçimin e Çarshisë së Vjetër u përshëndet edhe nga Shoqata e esnafëve të çarshisë. Kryetari i saj, Muhedin Brava tha me këtë rast se çarshisë do ti kthehet atraksioni mëhershëm si objekt kulturor dhe historik.
Melihate Rustemi