E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ndalohet rreptësisht një procedurë e tillë e drejtorëve dhe gjithkund ku do të konstatohet kjo, inspektorët me procesverbalet dhe kërkesat do t'i ndalojnë këto punë. Deri në këtë moment nuk kam denoncim zyrtar se dikund nuk ndahen dëftesat derisa nuk paguhet participimi për kompjuterët e dëmtuar. Nëse ka dëmtime, Inspektorati do t'i urdhërojë të ndalet me kushtëzime të nxënësve. Drejtorët nuk guxojnë ta bëjnë këtë", tha Arsov
Shkollat tė mos kėrkojnė para nga nxėnėsit pėr kompjuterėt e dėmtuar











Inspektorati arsimor shtetëtor apelon që shkollat të mos kërkojnë para nga nxënësit për kompjuterët e dëmtuar

Drejtori i Inspektoratit arsimor shtetëtor, Xhorxhe Arsov, deklaroi se në shkollat ku janë konstatuar dëme të kompjuterëve, nuk guxojnë të kërkojnë nga prindërit e nxënësve participim për mbulimin e harxhimeve.

"Ndalohet rreptësisht një procedurë e tillë e drejtorëve dhe gjithkund ku do të konstatohet kjo, inspektorët me procesverbalet dhe kërkesat do t'i ndalojnë këto punë. Deri në këtë moment nuk kam denoncim zyrtar se dikund nuk ndahen dëftesat derisa nuk paguhet participimi për kompjuterët e dëmtuar. Nëse ka dëmtime, Inspektorati do t'i urdhërojë të ndalet me kushtëzime të nxënësve. Drejtorët nuk guxojnë ta bëjnë këtë", tha Arsov, i cili sot me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov ishte në Prilep, që t'i distribuojë librat e parë falas.

Në pyetje të gazetarëve, Arsov sqaroi se në shkolla ku janë konstatuar dëme, drejtori është i obliguar t'i evitojë dhe t'i paguajë ma para të shkollës, të cilat do t'i merr si shtesë nga vetëqeverisja lokale. Ai përmendi se për këtë qëllim janë planifikuar mjete.

Kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski tha se është formuar komision dhe se kundër udhëheqësisë, të cilët nuk do t'i përmbahen rekomandimeve të inspektoratit, do të ngritet procedurë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov paralajmëroi se së shpejti Ministria do t'i sigurojë kompjuterat shkollorë.

Publikuar: 06.08.2009 | 17:30
Lexuar: 953 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
anda (26/09/2010 17:52:06) po esht e vertet se nuk duhet qashtu me ba po ne shqiptart ncncnc

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime