E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Sot ndodhi vërtet një ngjarje e këndshme, në jetë erdhën 4 foshnja nga një shtatëzani normale, nuk është krijuar me fertilizim in vitro, ose më saktësisht nuk janë bebe nga epruveta. 4 foshnje te mrekullueshme, të gjitha femra me peshë prej 1.430 kg deri në 1.600 kg.
Linden katėrnjak nė spitalin e Ēairit











Në spitalin gjinekologjik të Çairit sot për herë të parë erdhën në jetë katërneq të gjinisë femrore.

Gëzimi përveç se te familjarët vërehej edhe në ekipin mjekësor, të cilët vazhdimisht përkujdeseshin për gjendjen dhe shëndetin e bebeve dhe të nënës, Sibella Camoviq, njëherit e punësuar si akushere nw këtë spital. Vajza e parë kishte lindur në orën 9 e 31 minuta, dhe pas cdo minuti tri të tjerat. Sipas mjekes Vesna Dellovska Stojkova, foshnjet në jetë erdhën nga një shtatëzani natyrale.

“Sot ndodhi vërtet një ngjarje e këndshme, në jetë erdhën 4 foshnja nga një shtatëzani normale, nuk është krijuar me fertilizim in vitro, ose më saktësisht nuk janë bebe nga epruveta. 4 foshnje te mrekullueshme, të gjitha femra me peshë prej 1.430 kg deri në 1.600 kg.

Të gjitha ishin vitale në lindje, mirë u adaptuan dhe presim që edhe më tutje do të jenë stabile dhe dhe në gjendje të mirë.”, tha Vesna Dellovska Stojkova, mjeke në spitalin gjinekologjik.
Sipas mjekes Dellovska, foshnjet lindën në javën e 33 që do të thotë se në inkubatorë do të duhet të qëndrojnë deri në plotësimin e javëve të duhura për lindje, më së paku edhe një muaj e gjysëm.

“Këtu duhet të qëndrojnë derisa të arrijnë moshën e tyre të duhur, kështuqë më së paku një muaj e gjysëm do të jenë këtu te ne. Do të kujdesemi derisa të adaptohen më botën e jashtme dhe gjithçka që është e patjetërsueshme që më tutje të jetë parakusht për të qenë mir.”, thotw mjekja Vesna Dellovska.

Sipas të dhënave të mjekëve lindjet katërshe në mënyrë natyrale nuk ndodhin shpesh për dallim të atyre in vitro, mund të ndodhë që 1 në 730 mijë lindje të jetë një katërshe e këtillë. Ndërkohë për spitalin gjinekologjik Çair lindja e një katërshe të këtillë është lindja e parë për dallim të tresheve që kanë qenë më të shpeshta.
/Melihate Rustemi/

Publikuar: 07.08.2009 | 14:19
Lexuar: 945 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime