E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përpos shkollës së mesme të Mjekësisë, Pançe Karagjozov edhe ajo e kimisë ‘Marija Kiri’ mbetet jashtë loje. Por, prindërit thonë se nuk do të pranojnë që ketë opsione të tjera, por të gjithë nxënësit, pra 8 paralelet të jenë pjesë e Pançe Karagjozovit.
Zgjidhje kompromisi pėr nxėnėsit e Mjekėsisė










Dimension i ri i jepet zgjidhjes së problemit të Mjekësisë. Ministri i arsimit Nikolla Todorov thotë se 8 paralele të mjekësisë do të ketë, por jo të gjitha do të konsiderohen si paralele të shkollës ‘Pançe Karagjozov’. Vetëm 5 prej tyre do të vendosen në këtë shkollë. Tre të mbeturat do të jenë drejtimi i Mjekësisë, por nuk dihet akoma se nën ombrellën e cilës shkollë do të udhëhiqen.

“Në shkollën e mesme të Mjekësisë ‘Pançe Karagjozov’ ka 10 paralele në gjuhën maqedonase dhe 5 në gjuhën shqipe ashtu edhe do të mbetet. Ne po kërkojmë mënyra se si nxënësit të regjistrohen, por jo edhe të mësojnë në Pançe Karagjozov. Këtë ua thash edhe prindërve që të gjejmë mënyrë se si ata që dëshirojnë të mësojnë Mjekësi, të mësojnë këtë drejtim, por jo edhe në Pançe Karagjozov. Unë kështu planifikojë të zgjidh problemin”, tha Nikolla Todorov, ministër i Arsimit.

Përpos shkollës së mesme të Mjekësisë, Pançe Karagjozov edhe ajo e kimisë ‘Marija Kiri’ mbetet jashtë loje. Por, prindërit thonë se nuk do të pranojnë që ketë opsione të tjera, por të gjithë nxënësit, pra 8 paralelet të jenë pjesë e Pançe Karagjozovit. Para disa ditësh nga qeveria u prononcuan se zgjidhjen e problemit e shohin në hapjen e 8 paraleleve, por mbeti diskutabile objekti.

Si opsion i mundshëm u hodh vendosja e një pjesë të nxënësve në godinën e vjetër të gjimnazit Zef Lush Marku në Nerez, për të cilën ministri ka biseduar me kryetarin e komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski, i cili ka shprehur gadishmëri për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit.

Publikuar: 07.08.2009 | 14:21
Lexuar: 899 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime