E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vlera e përgjithshme e eksportit të Maqedonisë në gjysmëvjetorin e parë të vitit është 1.191.215.000 dollarë, ndërsa e importit 2.317.319.000 dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 51,4 për qind, ndërsa deficiti tregtar 1.126.105.000 dollarë.
Kėmbimi i jashtėm tregtar nė gjysmėvjetorin e parė zvogėlohet pėr 37,2 pėr qind






Vëllimi i këmbimit tregtar me vendet jashtme në periudhën janar-qershor 2009 është për 37,2 për qind më i ulët nga vëllimi i këmbimit në periudhën e njëjtë vitin e kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Vlera e përgjithshme e eksportit të Maqedonisë në gjysmëvjetorin e parë të vitit është 1.191.215.000 dollarë, ndërsa e importit 2.317.319.000 dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 51,4 për qind, ndërsa deficiti tregtar 1.126.105.000 dollarë.

Këmbimi tregtar për prodhime tregon se në eksport më e madhe është pjesëmarrja e feroniklit, prodhimeve të hekurit dhe çelikut (prodhime të dërstiluara) dhe veshje. Në importin më së shumti përfaqësohet nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe automjetet motorike për transportin e personave.

Në periudhën janar-qershor 2009, Maqedonia më së shumti ka eksportuar në vendet anëtare të BE-së (55,5 për qind) dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor (37,6 për qind). Pjesa më e madhe e importit bie në vendet e BE-së (52,1 për qind), si dhe të shteteve në zhvillim (26,3 për qind).

Maqedonia më së shumti tregton me Gjermaninë, Serbinë, Greqinë, Italinë dhe Rusinë (47,9 për qind), ndërsa me disa prej tyre realizon suficit.

Publikuar: 07.08.2009 | 06:04
Lexuar: 683 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime