E mërkurë, 17.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kralev tha se MASH e mbështet Propozim ligjin për tekstet shkollore, i cili është në procedurë kuvendore. Me ndryshimet e propozuara MASH do të ketë obligim t'i ripërtërijë të gjitha tekstet shkollore që do të paraqiten nga shkollat si të dëmtuara apo jofunksionale.
MASH do tė furnizojė materiale dhe pajisje pėr shkollat e mesme profesionale


Ministria e Arsimit dhe Shkencës filloi projekt për furnizim të materialeve dhe pajisjeve për shkollat e mesme profesionale në shtet. Gjimnazi "Georgi Dimitrov" është shkolla e parë e mesme e cila do të fitojë pajisje me vlerë prej 300 mijë denarë.

"Plani është që të gjitha shkollat e mesme profesionale të marrin materiale të nevojshëme për punë të përditshme gjatë zhvillimit të aktiviteteve arsimore", informoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev gjatë vizitës në shkollën e mesme "Georgi Dimitrov".

Me udhëheqësinë e gjimnazit, Kralev bisedoi edhe për mundësinë për pajisim të kabinetit për fizikë dhe biologji. Ky është një ndër elementet më të domosdoshme për zhvillimin e mësimit, ashtu që në periudhën e ardhshme MASH do të qaset ndaj evaluimit për shkollat e mesme dhe nevojën për formim ose pajisim të kabineteve", tha Kralev.

Furnizimi i materialeve dhe pajisimi i kabineteve, potencoi ai, duhet të mundësojë mësim sa më cilësor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kralev tha se MASH e mbështet Propozim ligjin për tekstet shkollore, i cili është në procedurë kuvendore. Me ndryshimet e propozuara MASH do të ketë obligim t'i ripërtërijë të gjitha tekstet shkollore që do të paraqiten nga shkollat si të dëmtuara apo jofunksionale.

Nëse librat e dëmtuara e tejkalojnë shumën prej 200 milionë denarë për furnizim të teksteve shkollore, ministri paralajmëroi se do të sigurojë mjete shtesë. Por për këtë do ta kuptojmë në maj kur duhet të përfundoj dorëzimi ligjor i kërkesave nga shkollat, gjithsesi nëse miratohet ligji në Kuvend", tha Karlev.

Sipas Kralev, deri te MASH-i janë paraqitur raste për parregullsi me përmbajtje fyese të përfshira në librat e historisë dhe librat e tjerë. Vërejtjet janë dorëzuar nga asociacionet e ndryshme qytetare, shoqatat dhe mësimdhënës. Por, tha ministri, që të vijë deri te konstatimi se a janë fyese ose jo nevojitet debat më i gjerë, sepse libri para se të vendoset në përdorim ka kaluar disa filtra, autorë, recenzetë, komision kombëtar, kështu që vetë paraqitjet i nënshtrohet kontrollit shtesë. Nuk bëhet fjalë vetëm për historinë, në përgjithësi marrim vërejtje edhe për librat tjerë nga qytetarë e interesuar apo nxënësit të cilët vlerësojnë se një pjesë e tekstit është i papërshtatshëm, informoi ministri Kralev.

Publikuar: 20.03.2012 | 16:57
Lexuar: 863 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime