Në një deklaratë për gazetarët mbrëmë kryeministri Sali Berisha i shpalli katër punonjësit e policisë "Deshmorë të Atdheut" dhe sot për nder të tyre do të zhvillohet një ceremoni zyrtare në Tiranë.

Sot në Shqipëri është shpallur ditë zie kombëtare nga vrasja të premten pasdite e katër anëtarëve të një njësie speciale të policisë në aksionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar. Në një deklaratë për gazetarët mbrëmë kryeministri Sali Berisha i shpalli katër punonjësit e policisë "Deshmorë të Atdheut" dhe sot për nder të tyre do të zhvillohet një ceremoni zyrtare në Tiranë. Të premten pasdite një njësi e forcave speciale të luftës kundër krimit të organizuar zhvilloi një operacion për kapjen e njërit prej personave më të kërkuar në Shqipëri, Dritan Dajti. Por gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë katër prej punonjësve të policisë, si dhe një shoqërues i të kërkuarit. Vetë Dritan Dajti u plagos rendë dhe po trajtohet në spitalin e burgut. Në dosjen e tij policia ka vrasjen e një biznesmeni, grabitje të dhunshme, dhe një arratisje nga procesi gjyqësor. Për vrasjen e punonjësve të policisë reagoi dhe Partia Socialiste në opozitë, e cila mbështeti frocat e rendit në zbardhjen e së vërtetës rreth ngjarjes më te rëndë që ka ndodhur në Shqipëri kundër uniformave blu. Trupat e viktimave, sipas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë do të prehen sot në mesditë në varrezat e Dëshmoreve të Kombit në Tiranë. /dw/