E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe krahas stabilizimit të çmimeve të ushqimit në nivel botëror, ato me këmbëngulje mbeten të larta në shumë vende në zhvillim, ndërsa ky trend plotësisht e përkeqëson kriza ekonomike botërore, e cila i rrezikon bizneset eksportuese dhe investimet.
Ēmimet botėrore tė ushqimit stabilizohen, por mė tė larta se sa para vitit 2008










Çmimet botërore janë stabilizuar, por nuk do të kthehen në nivelin prej para vitit 2008, kur erdhi deri te shtrenjtimi i madh i lëndëve të para që shkaktoi inflacion në shumë vende në zhvillim, njoftoi Programi botëror për ushqim (WFP).

Edhe krahas stabilizimit të çmimeve të ushqimit në nivel botëror, ato me këmbëngulje mbeten të larta në shumë vende në zhvillim, ndërsa ky trend plotësisht e përkeqëson kriza ekonomike botërore, e cila i rrezikon bizneset eksportuese dhe investimet.

Zëvendës-drejtoresha ekzekutive e WFP-së, Shila Sisulu, theksoi se çmimet botërore të ushqimit janë stabilizuar në nivel të qëndrueshëm, edhe krahas faktit se rezervat globale të këtij sektori janë më të ulta për dy dekadat e fundit.

"Çmimet botërore të drithrave kryesore - grurit, misrit dhe orizit, të cilët vitin e kaluar jashtëzakonisht kanë lëvizur, gjithashtu janë stabilizuar", shpjegoi Sisulu.

Ajo, megjithatë, thekson se në Afrikë çmimet e ushqimit nuk janë zvogëluar në të njejtën masë si edhe në vendet e tjera në botë.

Sipas parashikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia botërore këtë vit, për shkak të krizës financiare, do të shënojë rënie për 1,4 për qind, por vitin e ardhshëm do të duhet sërish të fillojë të rritet deri në shkallën prej 2,5 për qind

Publikuar: 08.08.2009 | 03:33
Lexuar: 422 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime