Nga OJQ Sheshi Liria shprehen të bindur se qytetarët do ti përkrahin në mbledhjen e 8700 firmave të nevojshme. Iniciativën e përkrah edhe Lëvizja qytetare Zgjohu nga Shkupi.
Shoqata Joqeveritare Sheshi Liria prej mbrëmë ka filluara mbledhjen e 100 nënshkrimeve të nevojshme për të shpallur referendum kundër ndërtimit të objekteve fetare në sheshin e Shkup.
Kjo organizatë e cila u bë e njohur gjatë protestave të dhunshme të para disa muajve, shphere se pasi ti mbledh nënshkrimet, kërkesën për shpalljen e referendumit do ta dërgojnë në Këshillin e Komunës Qendër, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë duhet të caktojnë vendvotimet.
Nga OJQ Sheshi Liria shprehen të bindur se qytetarët do ti përkrahin në mbledhjen e 8700 firmave të nevojshme. Iniciativën e përkrah edhe Lëvizja qytetare Zgjohu nga Shkupi.
Opinioni publik në komunën Qëndër, në qytetin e Shkupi dhe në tërë Maqedoninë është shumë i qartë për të gjithë drejtuesit e shtetit... Qytetarët në përgjithësi kundërshtojnë dhe këtë më së miri e vërtetoi hulumtimi i Brima Gallup-it. Në periudhën e cila vijon do ta fillojmë procedurën për shpalljen e referendumit, deklaroi Damjan Zdravev, OJQ Sheshi Liria.
Lëvizja Zgjohu ka vendosur të mbështesë nismën për referendum në komunën Qendër që qytetarët të kenë mundësi të shprehen pro ose kundër ndërtimit të objekteve fetare në sheshin Maqedonia, theksoi Artan Grubi, Lëvizja Qytetare Zgjohu.
Zdravev thotë se sheshi nuk është vend ku partitë politike mund të bëjnë cfarë u kujtohet, ndëra Lëvizja qytetare Zgjohu synon mbrojtjen e elementit shqiptar në Shkup.
Ne vlerësojmë se kjo është hapësirë publike që u takon të gjithë qytetarëve të Maqedonisë deh elitat politike dhe disa grupe të caktuara shoqërore të cilat për momentin kanë fuqi, nuk munden dhe nuk duhet të uzurpojnë këtë hapësirë dhe për interesa të tyre të ndërtojnë objekte, shtoi Zdravev.
Interesi i Zgjohu-t është që të mbrohet elementi shqiptar në sheshin e Shkupit nga tjetërsimi, që është tendencë e qeverisë dhe Kishës Orthodokse të Maqedonisë, për të tjetërsuar truallin shqiptar dhe ndërtimin e një kishe ortodokse mbi shtëpinë e nobelistes shqiptare, shtoi Grubi.
Organizatorët thonë se për ngritjen e iniciativës i ka frymëzuar hulumtimi i fundit i Brima Gallup-it ku 70 % e qytetarëve janë shprehur kundër ndërtimit të objekteve fetare në sheshin e Shkupit. Nënshkrimet për organizimin e referendumit nga dje mblidhen në qendrën kulturore TOCKA prej ores 17:00 - 21:00.
Naim Vrenezi