E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse konfirmohet thellësia që e ka arritur Kasati, "Vrello" do të shpallet për shpellë me të thellë nënujore në Evropë. Rekordin deri tani e ka një shpellë në Itali me thellësi prej 182 metrave.
Zhytėsit nė













Speleozhytësi italian Luigji Kasati, i cili është pjesë e ekspedicionit ndërkombëtar, i cili e hulumton thellësinë e shpellës nënujore "Vrello" në Kanjonin Matkë, gjatë zhytjes së djeshme ka arritur deri në 190 metra, kumtoi sot klubi i speleozhytësve "Vrello".

Nëse konfirmohet thellësia që e ka arritur Kasati, "Vrello" do të shpallet për shpellë me të thellë nënujore në Evropë. Rekordin deri tani e ka një shpellë në Itali me thellësi prej 182 metrave.

Kasati gjatë zhytjes së djeshme ka hasur në platformë dhe ende, edhe përkrah ndriçimit të fuqishëm, nuk ka mundur ta shohë fundin e shpellës, që sipas tij, do të thotë se ka ende hapësirë për zhytje.

Sipas vlerësimeve të speleologëve, supozohet se "Vrello" është e thellë 330 metra, gjegjësisht se është shpella më e thellë nënujore në botë. Për shpellën më të thellë nënujore llogaritet Bira e bushmanit në Afrikën Jugore, ku është arritur deri në thellësi prej 282 metrave, që është edhe rekord edhe botëror edhe i Ginisit në zhytje në thellësi.

Shpella nënujore "Vrello" u nominua në zgjedhjen për një nga shtatë çuditë natyrore botërore.

Ekspedicioni ndërkombëtar i speleozhytësve paralajmëroi se do ta hulumtojë shpellën "Vrello" deri më datën 15 të këtij muaji.

Organizatori i ekspedicionit është klubi i speleozhytësve "Vrello".

Publikuar: 10.08.2009 | 21:59
Lexuar: 686 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime