E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burime nga Instituti i Statistikave (INSTAT), bënë të ditur sot se indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik arriti në 101.8 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 0.7 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.
Ēmimet e mallrave tė konsumit gjatė muajit korrik ishin mė tė ulta












Burime nga Instituti i Statistikave (INSTAT), bënë të ditur sot se indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik arriti në 101.8 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 0.7 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.

Ndryshimi vjetor në muajin korrik është 2.2 për qind, ndersa një vit më parë ky ndryshim ishte 3.7 për qind.

Sipas INSTAT, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shënoi një ulje prej 2.0 për qind, me një ndikim prej - 0.8 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 11.0 për qind vërehet në nëngrupin "Zarzavate përfshirë patatet", ku mund të veçohen ulja e çmimit të specave me 32.6 për qind, domateve me 30.6 për qind, patellxhaneve me 23.0 për qind, kastravecave me 13.3 për qind etj.

Ndersa indeksi në nëngrupin "Fruta" shënoi një ulje prej 6.4 për qind, ku mund të veçohen
ulja e çmimit të shalqinit me 44.7 për qind, rrushit me 23.4 për qind, pjeprit me 24.7 për qind, dardhëve me 18.4 për qind, kumbullave me 11.0 për qind etj.

Gjatë muajit korrik çmimet janë ulur edhe në disa nga nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçohen uljet në nëngrupet "Bukë e drithra" 0.5 për qind, "Vajra dhe yndyrna" 0.3 për qind, "Qumësht, djath e vezë" 0.2 për qind etj.

Gjatë këtij muaji, indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" shënoi një ulje prej 0.1 për qind, brenda të cilit çmimi i këpucëve ulet me 0.3 për qind, ndersa indeksi i grupit "Transport" shënoi një ulje prej 0.1 për qind. Gjatë muajit korrik çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.4 për qind dhe çmimi i benzinës 2.1 për qind.

INSTAT bën të ditur gjithashtu se indeksi i grupit "Pije alkoolike dhe duhan" shënoi një rritje prej 0.3 përqind, brenda të cilit çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 0.5 për qind.
Indeksi i grupit "Shëndeti" shënoi një rritje prej 1.2 përqind, ku veçohet rritja e çmimeve të medikamenteve dhe produkteve të tjera farmaceutike me 1.3 për qind.

Në grupet e tjera ndryshimet mujore variojnë nga -0.2 për qind ne + 0.6 për qind.

Publikuar: 11.08.2009 | 14:22
Lexuar: 808 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime