Ideja për ndarjen e Kosovës, sot është hedhur poshtë zyrtarisht edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-të janë kundër çfarë ndarje të Kosovës, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Tonër, duke shtuar se Uashingtoni e mbështet Kosovën në kufijtë e saj aktual. Politika amerikane, nuk ka ndryshuar, ka theksuar Tonër.
Qeveria e Kosovës edhe njëherë ka kundërshtuar fuqishëm idenë për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se shkëmbimi i territoreve nuk ka qenë opsion, nuk është as sot e nuk mund të jetë as në të ardhmen.
Kjo ide është hedhur ditë më parë nga kongresistit amerikan Dana Rohrabacher.
Ideja për ndarjen e Kosovës, sot është hedhur poshtë zyrtarisht edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-të janë kundër çfarë ndarje të Kosovës, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Tonër, duke shtuar se Uashingtoni e mbështet Kosovën në kufijtë e saj aktual. Politika amerikane, nuk ka ndryshuar, ka theksuar Tonër.
Ai ka shtuar se nuk është i njoftuar rreth idesë se kongresistit amerikan Dana Rohrabacher për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas së cilës Beogradi do ta mbante Kosovën e Veriut, kurse Prishtina do të menaxhonte komunat me popullsi shqiptare në jug të Serbisë. Shtetet e Bashkuara e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës në kufijtë aktual, ka theksuar Tonër.
Ideja për shkëmbimin e territoreve, tanimë disa ditë me radhë ka ngjallë debate të ashpra në Kosovë dhe Serbi. Kjo ide, është kundërshtuar edhe nga autoritetet zyrtare të Beogradit.
Bul Salihu