E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Regjistrimi i biznesit është një nga komponentat kryesore për klimë të volitshme afariste", theksoi ministri i Ekonomisë, duke shtuar se Maqedonia, nga 180 vende, sipas Duing biznes të bankës Botërore është në vendin e 12-të dhe në krahasim me vitin e kaluar paraqet përmirësim për 11 vende.
Ministri Besimi pėr vizitė nė Regjistrin qendror











Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, sot e vizitoi Regjistrin qendror, me qëllim që të informohet për implementimin e sistemit njësportel, i cili, sipas tij, është njëri nga projektet më të suksesshme në Republikën e Maqedonisë për përmirësimin e klimës afariste.

"U informova se me sukses po implementohen fazat e vendosjes së sistemit njësportel në Republikën e Maqedonisë. Në fazën e dytë duhet të mundësohet parashtrimi elektronik i dkumenteve. tani jemi në fazën e sigurimit edhe të mbështetjes teknike për aplikim softverik dhe për bazë për sigurimin e të dhënave në Republikën e Maqedonisë", deklaroi ministri Besimi gjatë vizitës në Regjistrin qendror.

Ai shprehu kënaqësi nga ajo që regjistrimi i biznesit përmes këtij sistemi njësportel mund të bëhet për katër orë, gjë që Maqedoninë e radhit në pesë vendet e para në botë, së bashku me Danimarkën, Kanadën dhe ekonomi të tjera të zhvilluara.

"Regjistrimi i biznesit është një nga komponentat kryesore për klimë të volitshme afariste", theksoi ministri i Ekonomisë, duke shtuar se Maqedonia, nga 180 vende, sipas Duing biznes të bankës Botërore është në vendin e 12-të dhe në krahasim me vitin e kaluar paraqet përmirësim për 11 vende.

Prej fillimit të vitit, edhe krahas krizës ekonomike edhe ministri Besimi dhe drejtori i Regjistrit qendror, Vanço Kostadinovski theksuan se numri i ndërmarrjeve të hapura është më i madh nga numri i ndërmarrjeve që janë mbyllur. "numri i bizneseve të regjistruara është për 1.800 më shumë në krahasim me ato që janë mbyllur nga fillimi i vitit", informoi ministri Besimi, duke shtuar se shifrat nuk e pasqyrojnë çdoherë situatën e përgjithshme, por se është mirë që ekziston trend pozitiv nga fillimi i vitit 2009 në më shumë ndërmarrje të hapura se sa të mbyllura.

Edhe krahas krizës ekonomike, sipas drejtorit Kostadinovski, megjithatë, në dobi është numri i atyre që hapen, se sa atyre që mbyllen.

Vizita në Regjistrin qendror realizohet në kuadër të takimeve të punës të cilat i bën Qeveria me institucionet relevante të cilat kontribuojnë për përmirësimin e klimës afariste në Maqedoni.

Ministri Besimi, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske lidhur me ndryshimet e kërkuara në Ligjin për energjetikë nga ana e Komunitetit evropian energjetik, tha se në suaza të afatit të dhënë, do të përgjigjen në mënyrë adekuate. "Si shtet jemi të përcaktuar për integrime evropiane dhe ato procese i ndjekim në të gjitha fushat. Ashtu do të jetë edhe në sektorin energjetik", tha ministri i Ekonomisë.

Për kërkesën e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë shteti të ndajë nga 50 euro për çdo familje ku ka anëtar të larguar nga puna, ministri Besimi tha se nuk është i informuar, por shtoi se për çdo propozim duhet të shihet se sa është financiarisht i qëndrueshëm. "Kur flas për buxhet, për ndihmë shtetërore duhet të dimë se janë para të qytetarëve dhe se ato nuk janë të pakufizuara dhe se duhet të plasohen në mënyrën e mundshme më të mirë", tha ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.

Publikuar: 11.08.2009 | 18:13
Lexuar: 590 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime