Bashkësia e boshnjakëve të Kosovës po ashtu ka kërkuar që shteti i Bosnjës e Hercegovinës sa më parë të njohë dokumentet e Kosovës, në mënyrë që boshnjakët dhe banorët të tjerë të Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në këtë shtet.
Forumi i Boshnjakëve të Kosovës ka kërkuar nga Bosnja e Hercegovina të njohë pavarësinë e Kosovës, thuhet në një komunikatë të këtij forumi, të lëshuar për opinion pas vizitës së Mustafa Ceriqit, kryetar i Bashkësisë Islame të BeH në vendin tonë.
Bashkësia e boshnjakëve të Kosovës po ashtu ka kërkuar që shteti i Bosnjës e Hercegovinës sa më parë të njohë dokumentet e Kosovës, në mënyrë që boshnjakët dhe banorët të tjerë të Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në këtë shtet.
Angazhohemi që Bosnja e Hercegovina të njohë Republikën e Kosovës, ashtu siç kanë bërë shtetet tjera që janë krijuar nga njësitë federative të ish-RFSJ-së, dhe të përcjellë (vendimin) e shumicës së shteteve të BE-së dhe të SHBA-ve, thuhet në komunikatën e botuar në agjencinë informative MINA, të Bashkësisë Islame të BeH