E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshja Ohrit e stabilizoi Republikën e Maqedonisë, i vendosi themelet e një shteti multuetnik ku të gjitha bashkësitë etnike, të gjithë qytetarët duhet të ndihen të barabartë. Rëndësia e marrëveshjes në masë të madhe ia hapi rrugën Republikës së Maqedonisë drejt familjes evropiane.
Nuk nevojitet marrėveshje e re, Marrėveshja e Ohrit ėshtė ardhmėria e  Maqedonisė








Më 13 gusht përfundojnë tetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit në vitin 2001 dhe u vendos kornizë për marrëdhënie të reja ndëretnike në Maqedoni. A i arriti Marrëveshja qëllimet e pritura?

Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje paqesore, e cila para 8 vitesh solli deri te ndërprerja e konfliktit. Ajo është arritur midis përfaqësuesve të dy bashkësive me garancë ndërkombëtare. Marrëveshja Ohrit e stabilizoi Republikën e Maqedonisë, i vendosi themelet e një shteti multuetnik ku të gjitha bashkësitë etnike, të gjithë qytetarët duhet të ndihen të barabartë. Rëndësia e marrëveshjes në masë të madhe ia hapi rrugën Republikës së Maqedonisë drejt familjes evropiane.

Ka mendime të ndryshme si dhe me cilën dinamikë po zbatohet Marrëveshja. Si përgjegjës i drejtpërdrejtë për implementimin e saj, cili është vlerësimi i juaj për këtë?

Deri më tani është bërë punë e madhe për zbatimin e marrëveshjes. Por, për fat të keq edhe tetë vjet pas nënshkrimit duhet të thuhet se ka ende punë për t'u bërë që ta arrijmë qëllimin gjegjësisht tërësisht të implementohet. Nuk dëshiroj të akuzoj askend se pse nuk është bërë më shumë, por mund të them se qeveria aktuale ka vullnet ta zbatojë këtë marrëveshje paqesore. Ky është një prej prioriteteve të këtij koalicioni qeveritar.

Çka deri tani u realizua dhe çka mbetet të realizohet?

Mund të thuhet se një pjesë e madhe e ligjeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit janë realizuar, por duhet më shumë të punohet tani për zbatimin e tyre në praktikë. Këtu është edhe ligji për gjuhët, procesi i decentralizimit, si një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Duhet të vazhdohet me përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë, e tjerë... Ajo që është me rëndësi për të gjithë ne është mbisundimi i frymës së Marrëveshjes.

PDSH-ja, e cila është një nga nënshkrueset e Marrëveshjes së Ohrit, doli me qëndrim se ajo veçmë është e tejkaluar dhe se duhet të zëvendësohet me të re, e cila do t'i rregullojë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Cili është komenti juaj?

Marrëveshja e cila solli deri në ndërprerje të konfliktit është paqesore, e arritur mes përfaqësuesve të dy bashkësive. Marrëevshja siç dini ka edhe garancë ndërkombëtare. Vlerësimi i njëanshëm mundet vetëm të jetë nxitje për zbatimin e përshpejtuar. Por duhet të theksoj se stagnim i caktuar në zbatimin vërehej nga viti 2006 kur partner i koalcionit në pushtet ishte pikërisht PDSH-ja, e cila e frenonte implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në atë kohë nuk dëgjuam se gjërat nuk shkojnë siç duhet. Do të thotë bëhet fjalë për sjellje opozitare, pra edhe ndaj kësaj çështjeje që të përfitohet ndonjë pikë politike. Mendoj se nuk ka nevojë për marrëveshje të re. Përkundrazi, të gjithë duhet ta përkrahin zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili i dha fund një konflikti të brendshëm, e cila ka garancaë ndërkombëtare dhe e ka hapur rrugën e vendit për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e asnjë partie politike. Marrëveshja e Ohrit është ardhmëria e Republikës së Maqedonisë dhe për këtë shkak të gjithë faktorët duhet të kontribuojnë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, duke përfshirë edhe të gjitha partitë politike, sepse Marrëveshja e Ohrit e hapë rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Publikuar: 11.08.2009 | 06:13
Lexuar: 673 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime