Ministri Osmani shtoi se në vijim janë negociatat për furnizimin e vaksinave kundër gripit të derrave, edhe krahas asaj që nuk janë prodhuar, por kjo realizohet si edhe në shtetet tjera në botë.
Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani gjatë vizitës së sotme në Spitalin klinik në Shtip, theksoi se Maqedonia e ka aprovuar strategjinë për gripin e ri të derrave, ndërsa në periudhën e kaluar pacientët të cilët janë infektuar me gripin e derrave në kohë janë zbuluar dhe me sukses janë trajtuar nga ana e punonjësve shëndetësorë.
"Deri tani kemi 37 raste të të infektuarve nga gripi i ri, të gjithë janë mjekuar dhe tani janë në mjekim shtëpiak. Kuptohet se gjatë tetorit dhe nëntorit, kur pritet të paraqitet valë e re e gripit, normalisht do të rritet numri i të infektuarve nga gripi i derrave dhe atëherë është normale si edhe shtetet e tjera në botë të ballafaqohemi me situatën e re", theksoi Osmani.
Ministri Osmani shtoi se në vijim janë negociatat për furnizimin e vaksinave kundër gripit të derrave, edhe krahas asaj që nuk janë prodhuar, por kjo realizohet si edhe në shtetet tjera në botë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse sërish spitalet në Shkup do të kthehen nën një subjekt të njejtë juridik, siç ishte para dy viteve, ministri Osmani u përgjig se transformimi dhe modernizimi në shëndetësi është proces permanent.
"Ne jemi në fazën e shqyrtimit të të gjitha alternativave të mundshme që do të thonin avancim i funksionalitetit të klinikave. Do të thotë nuk kemi model të gatshëm. Kuptohet se cilido qoftë model është ekspozuar në revizion në të ardhmen dhe unë konsideroj se para dy viteve e nevojshme ishte që të transformohet Qendra klinike në Shkup. Ne këtë po e shqyrtojmë dhe shpresoj se do të gjejmë formulë e cila do të jetë në kënaqësinë e të gjithëve në vend", deklaroi Osmani.