Numri i turistëve vendor në qershor të vitit 2009, në krahasim me qershorin e vitit 2008, është zvogëluar për 12,1 për qind, ndërsa numri i atyre të huajve është rritur për 19,7 për qind.
Në qershor të këtij viti numri i turistëve është 51.276 dhe shënon rritje për 2,8 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Tek turistët vendor në qershor është vërejtur edhe zvogëlim në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ndërsa tek turistët e huaj numri është zmadhuar për 19,7 për qind.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, rritje ka edhe tek numri i bujtjeve për 4,2 për qind. Në qershor të këtij viti numri i bujtjeve është 128.611.
Numri i turistëve vendor në qershor të vitit 2009, në krahasim me qershorin e vitit 2008, është zvogëluar për 12,1 për qind, ndërsa numri i atyre të huajve është rritur për 19,7 për qind. Numri i bujtjeve të turistëve vendor në qershor të vitit 2009, në krahasim me qershorin e vitit 2008, është zvogëluar për 4,6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 15,1 për qind.
Në gjashtë muajt e parë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 2,3 për qind, me ç'rast tek turistët vendor ka zvogëlim për 4,6 për qind, ndërsa tek të huajtë rritje për 9,5 për qind. Numri i bujtjeve, në gjashtë muajt e parë shënon zmadhim për 0,3 për qind me ç'rast tek turistët vendor ka zvogëlim për 4,9 për qind, ndërsa tek të huajtë ka rritje për 6,1 për qind.
Numri i turistëve të huaj në qershor të vitit 2009 në krahasim me muajin paraprak është rritur për 1,4 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është rritje për 8,9 për qind.