Sipas policisë së Shkupit në aksidentin në vendin e ngjarjes ka humbur jetën vozitësi i makinës, Kristian Cvetkovski (28), përderisa është lënduar bashkëvozitësja e tij, vajza 27-vjeçare.
Një djalë 28-vjeçar dhe një vajzë 22-vjeçare kanë humbur jetën mbrëmë në dy aksidente të ndara rrugore në Shkup, në të cilat janë lënduar edhe gjashtë persona, prej të cilëve një vajzë është në gjendje kritike.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orën 19 në bulevardin Sava Kovaçeviq gjatë ndeshjes së BMV-së dhe një autobusi të komunikacionit urban. Sipas policisë së Shkupit në aksidentin në vendin e ngjarjes ka humbur jetën vozitësi i makinës, Kristian Cvetkovski (28), përderisa është lënduar bashkëvozitësja e tij, vajza 27-vjeçare.
Diçka pas orës 23 ka ndodhur aksidenti i dytë në bulevardin Aleksandri i Maqedonisë në lagjen Autokomandë, te stacioni i autobusëve në afërsi të qendrës tregtare. Vozitësi, një djalë 22-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi makinën - Pezho, pas çka makina ka dalë nga rruga, ka goditur shtyllën e betonit të stacionit të autobusit, më pas drurin dhe në fund ka qëlluar një këmbësor.
Nga pesë të lënduarit në makinë, Biljana Zllatevska (22) u është nënshtruar lëndimeve rrugës drejt Spitalit të Qytetit. Një vajzë 21-vjeçare është në rrezik jete dhe bashkë me edhe një bashkëudhëtar është ndalur në Qendrës urgjente. Vozitësi, një bashkëudhëtar tjetër dhe këmbësori pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar për shërim shtëpiak.