E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Mu dy djem mi kanë vra, në shtëpi na kanë vra, nuk na kanë vra në mal, ja atje te shtëpia na i kanë vra. Unë kam qenë këtu, tre ditë i kam ruajtur xhenazet tek ajo shtëpia, s’di çka të them, gjashtë xhenaze i kam pasë”, tha Qani Jashari, prind i djemve të vrarë.
Asnjė pėrkujdesje pėr viktimat e Lubotenit










Në mungesë të manifestimeve përkujtimore vetëm familjarët përkujtuan viktimat e masakrës së Lubotenit. Tetë vite më parë në një aksion policoro ushtarak mbetën të vrarë 10 banorë të fshatit të cilët tani prehen në varrezat e dëshmorëve në këtë fshat.

Të gjithë ishin vrarë në oborret e shtëpive të tyre. Qani Jashari, babai i dy djemve të vrarë në këtë aksion policoro ushtarak, Bajram dhe Kadri Jasharit, rrëfen momentin e dhimshëm të 12 gushtit të vitit 2001.

“Mu dy djem mi kanë vra, në shtëpi na kanë vra, nuk na kanë vra në mal, ja atje te shtëpia na i kanë vra. Unë kam qenë këtu, tre ditë i kam ruajtur xhenazet tek ajo shtëpia, s’di çka të them, gjashtë xhenaze i kam pasë”, tha Qani Jashari, prind i djemve të vrarë.

“Unë jam duke i ruajt fëmijët, po mundohemi kështu s’po mundemi, tash ka ardhur koha e shkollës, edhe 20 ditë, këta kërkojnë libra, ku të marr unë, s’kam ku të marr, nuk di. Pse kanë mbet jetima, pse nuk kanë, nuk jep askush pesë pare, ata i kanë mbyt bile pension të kenë, asnjëri pension nuk ka, dy baballarët i kanë vra”, shtoi prindi i djemve të vrarë në Luboten.

Edhe Aziz Bajrami 70 vjeç i cili ka humbur dy djemtë e tij Xhelalin dhe Sulejmanin, dhe ishte plagosur gjatë aksionit të 12 gushtit, thotë se edhe pas tetë viteve askush nuk interesohet për fatin e familjeve të të vrarëve.

“Djemtë na i vranë... Askush pas nuk na ra, i kanë punësuar nëpër puna ato që askund nuk kanë qenë, tanët askund nuk janë në punë, secili të vetin. Prapë Lube Boshkovski doli në të drejtë, ne në të shtrembët... edhe na mbyti edhe e qitën në të drejtë. Mua më lan sakat, 70 vjet burrë, drejtësi s’ka askund.

Nndihmë marrin tjetërkush në krah tonin, as nuk na kanë vet askush, të djegtë po, të vramë po, në punë askush jo”, theksoi Aziz Bajrami, prind i djemve të vrarë.

Tetë vite më parë, në Lubeten, ishin vrarë Erxhan Aliu 6 vjec, Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Sulejman Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari dhe Atulla Qaili. Sulmi i policisë dhe ushtrisë në fshatin Lubeten në vitin 2001, pasoi në shenjë hakmarrje vetëm dy ditë pasi automjeti transportues i ARM-së në vendin e quajtur Stanet e Lubetenit kishte hasur në minë kundërtanke ku kishin humbur jetën tetë pjesëtarët e përbërjes rezervë të ARM-së.

Rasti i Lubotenit ishte i vetmi që u procesua në Tribunalin e Hagës. Për krime lufte u dyshuan ministri i atëhershëm i policisë Lube Boshkovski dhe Johan Tarcullovski si udhëheqës i grupit që ka realizuar sulmin. Boshkovski u lirua nga Gjykata ndërsa Tarçullovski u dënua me 12 vjet burg./Shkëlzen Aqifi, Alsat-M/

Publikuar: 12.08.2009 | 19:00
Lexuar: 620 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime