"Viruset e reja rezistente të 'Tamiflu' para së gjithash janë zbuluar në Kinë dhe Singapor", deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së, Karl Pen, duke shtuar se ka njohuri edhe për "një numër të vogël të viruseve të tjera rezistuese ndaj ilaçit".
Organizata botërore e shëndetësisë sot kumtoi se janë konfirmuar raste të reja të rezistencës të virusit H1N1 të gripit të ri të tipit A ndaj ilaçit të famshëm kundër viruseve "Tamiflu" të kompanisë farmaceutike zvicerane "Rosh".
"Viruset e reja rezistente të 'Tamiflu' para së gjithash janë zbuluar në Kinë dhe Singapor", deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së, Karl Pen, duke shtuar se ka njohuri edhe për "një numër të vogël të viruseve të tjera rezistuese ndaj ilaçit".
Ai refuzoi të tregojë sa viruse të tjera rezistuese janë zvogëluar dhe ku, duke theksuar se bëhet fjalë për "numër të vogël", që "nuk e ndryshon fotografinë gjithëpërfshirëse të gjendjes".
OBSH deri më tani konfirmoi shtatë raste të rezistencës të virusit të gripit A ndaj ilaçit "Tamiflu", prej të cilëve tre në Japoni dhe nga një në Danimarkë, Kanada, Singapor dhe Hong-Kong.