E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo është kjo! Shqipëria ka treguar lojë të shkëlqyeshme ndaj Qipros, në ndeshjen miqësore që u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “Qemal Stafa”. Kuqezinjtë u dhanë leksion qipriotëve, të cilët i mposhtën bindshëm me rezultat 6:1. Ky ishte rezultati më i thellë pozitiv në histori të Kombëtares shqiptare.
Më në fund, shpërthen Shqipëria, fiton 6 me 1 kunder Qipros













Shqipëria më në fund e ka gjetur fitoren, pas një kohe të gjatë. Kuqezinjtë “shpërthyen” në miqësore me Qipron, të cilën e shkelën duke e mposhtur me rezultat të thellë, 6:1. Njëherësh, ky ishte rezultati më i thellë pozitiv në histori të Kombëtares shqiptare. Josip Kuze u ndie shumë i kënaqur me lojën që treguan futbollistët e tij dhe për faktin se e kënaqi publikun e etur për fitore.


Kjo është kjo! Shqipëria ka treguar lojë të shkëlqyeshme ndaj Qipros, në ndeshjen miqësore që u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “Qemal Stafa”. Kuqezinjtë u dhanë leksion qipriotëve, të cilët i mposhtën bindshëm me rezultat 6:1. Ky ishte rezultati më i thellë pozitiv në histori të Kombëtares shqiptare.

Djelmoshat e Josip Kuzes vuajtën vetëm në 20 minutat e parë, mirëpo më pas i sistemuan gjërat dhe e morën lojën nën kontroll. Ndryshimet në taktikën e trajnerit kroat bënë që rrjedha e lojës të ndryshojë në vazhdim të lojës.

Kuqezinjtë e gjetën golin e parë në minutën e 26-të. Erjon Bogdani e kthen një top deri tek Hamdi Salihi, i cili ndalet në mënyrë të palejueshme dhe gjyqtari akordon penallti. I pagabueshëm nga 11 metërshi ishte kapiteni Ervin Skela.

Edhe pse filluan të dominonin, djelmoshat e Kuzes u befasuan në minutën e 37-të, kur K. Charalambidis e barazon rezultatin me lehtësi, pasi merr një top mjaft të mirë nga e majta.

Sidoqoftë, shqiptarët vazhduan me sulme të pareshtura dhe si rezultat i kësaj, arritën të kalonin sërish në avantazh në pjesën e parë. Ndodhi kjo një minutë pa përfunduar kjo pjesë. Në fakt, ishte sulmuesi i Riedit, Salihi, ai i cili e nxori penalltinë e dytë të ndeshjes, pasi u faulua në zonën mysafire. Dhe, përgjegjësinë përsëri e mori Ervin Skela i pagabueshëm, 2:1. Ky ishte goli i 12-të me Kombëtaren shqiptare i mesfushorit me përvojë.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Erjon Bogdani e shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve. Sulmuesi i Chievos realizoi nga afërsia në minutën e 66-të, pasi iu kthye një top nga “gërshëra” spektakolare e të shkëlqyeshmit Salihi. Këtij të fundit i mungoi vetëm goli, pasi ishte perfekt në të gjitha aspektet.

Një tjetër futbollist që pati lojë të pëlqyeshme ishte Armend Dallku. “Baba” Armend nxori penallti, të tretën në këtë ndeshje, pasi u pengua në zonën e rreptësisë kundërshtare. Kësaj radhe, përgjegjësinë e mori Duro, gjuajtjen e së cilit e pret portieri mysafir, por numri 10 i Shqipërisë goditi menjëherë me kokë, për ta shtyrë më pas topin në autogol C. Michael, 4:1 (min 69).
S’kaluan as 3 minuta kur Ansi Agolli me një projektil nga e majta, e ngriti avantazhin e kuqezinjve në 5:1.

Dhe, në minutën e 76-të ishte koha për Emiliano Vilan. Armend Dallku, i zhvendosur në krahun e djathtë nga pozita e qendërmbrojtësit, në pjesën e dytë, asistoi për futbollistin e ri shqiptar, i cili nuk e pati vështirë ta plasonte topin në rrjetë, 6:1.

Nuk duhet harruar as portierin Samir Ujkani, i cili në pjesën e parë pati disa pritje të jashtëzakonshme dhe u tregua mjaft i sigurt.

Selektori Josip Kuze u ndie mjaft i kënaqur me lojën që treguan futbollistët e tij dhe për faktin se e kënaqi publikun e etur për fitore. “Luajtëm shkëlqyeshëm, besoj se edhe rezultati flet vet. Synim i yni ishte që ta kënaqim publikun tonë dhe besoj se e arritëm këtë. Futbollistët treguan motiv dhe entuziazëm për të arritur rezultat pozitiv. Shqipëria ka futbollistë të mirë, ne kemi mundësi të arrijmë rezultate të mira. Shoh entuziazëm për të punuar edhe tek Federata e Futbollit Shqiptar”, theksoi trajneri kroat.

Ky ishte një test pozitiv i Shqipërisë para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2010, kundër Danimarkës.

Shënon Jonuzi

Shqipëria U-21 humbi 1-2 me Maltën, në miqësoren e zhvilluar në “Niko Dovana”, në një ndeshje shumë të varfër nga emocionet, përveç momenteve të golave të sulmuesit Ahmet Jonuzi për Kombëtaren shqiptare, dhe Cirkopit e Farugias për Maltën, e sidomos dëshpëruese ishte humbja e penalltisë nga ana e Karabecit, për Shpresat shqiptare.

Pjesa e parë ishte thuajse nën dominimin e Shqipërisë, që shpërdoroi dy-tri mundësi të mira, përveç momenteve të penalltisë së humbur nga Karabeci, të cilin e nxori Jonuzi dhe golit të këtij të fundit, të cilin e arriti në minutën e 35-të. Ndërkohë, në të dytën thuajse formacioni i drejtuar nga Bushati-Pano, ishte “jashtë” fushës.

Maltezët e barazuan rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë përmes Cirkop, i cili shënoi nga penalltia. Në minutën e 70-të, një aksion model i maltezëve midis dy lojtarëve të Sliemës, Terenc Vela e Miguel Ciantar, ky i fundit dhuroi një asistim perfekt për kapitenin Tirron Farrugia, që vetëm sa e shtyu topin në rrjetë, 1:2.

Publikuar: 13.08.2009 | 04:57
Lexuar: 5379 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime