E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zonja e parë e Sirisë, Asma al Assad (33) stilistikisht e pangarkuar por prapë perfekte, tërheq vëmendjen, e kreacionet që i vesh përkujtojnë shumë në stilin e zonjës së parë të SHBA, Obama. Mirënjohje ndaj bukurisë dhe mënyrës së veshjes të sirianes ia dha magazina franceze ‘Elle’ duke e shpallur gruaja me më së shumti stil në konkurrencën ndërkombëtare të grave në politikë.
Edhe zonja, edhe tė bukura
















Bashkëshortja e presidentit të Sirisë, Asma Assad, u shpall gruaja më e bukur dhe më së miri e veshur e politikanëve. Ajo arriti ta lë pas zonjën e parë të Francës, Carla Bruni dhe atë të SHBA, Michelle Obama.

Mirënjohje ndaj bukurisë dhe mënyrës së veshjes të sirianes ia dha magazina franceze ‘Elle’ duke e shpallur gruaja me më së shumti stil në konkurrencën ndërkombëtare të grave në politikë.

Sirianen, stilistikisht më të respektuar e shpalli juria e madhe e përbërë nga shumë dizajnues dhe redaktorë francez, të cilët vërtetë u lodhën për këtë përzgjedhje sepse, siç thanë, gratë e politikanëve çdo ditë janë më të bukura, janë të shumta dhe kreatorët vërtetë luftojnë për stilin e tyre.

Zonja e parë e Sirisë, Asma al Assad (33) stilistikisht e pangarkuar por prapë perfekte, tërheq vëmendjen, e kreacionet që i vesh përkujtojnë shumë në stilin e zonjës së parë të SHBA, Obama. Më së shpeshti mund ta shihni në fustane femërore, kostume elegante apo në kombinime të pulovrit të thjeshtë me pantallona për raste joformale.

Siriania më së miri ndjehet me ngjyra neutrale, të hirtë, të zezë dhe krem, me të cilat fakt, zor është të gabosh, e kur bëhet fjalë për fustane më së shpeshti bëhet fjalë për modele të thjeshta me detaje interesante.

Ndonëse Asma kënaqet me rroba të thjeshta dhe elegante, kjo s’mund të thuhet edhe për stolitë e saj. Zonja paksa e dobët e parë e Sirisë rreth qafës preferon të bartë qafore të mëdha që e plotësojnë gardërobën e saj.

Pavarësisht nga thjeshtësia, këpucët i zgjedh me kujdes dhe për to është e gatshme të shpenzojë shumë, andaj të preferuarat e saj janë ato të Christian Loboutin, si dhe Botega Venetta dhe çantat Chanel.

Mes zonjave më të bura të para në botë gjendet edhe Letizia Ortiz spanjolle, Svetlana Medvedev nga Rusia, Michelle Obama dhe azerbajxhania, Mehriban Aliyeva.

Për Michelle Obama mjaftuan vetëm gjashtë muaj që të gjejë vendin e saj mes grave më së miri të veshura në botë. Ndonëse gjatë fushatës zgjedhore të bashkëshortit të saj e lëvdonin të gjithë dizajnuesit, zonja e parë e zezë kohëve të fundit mori edhe kritika sepse vesh kreacione të dizajnuesve relativisht të panjohur.

Asma Assad, zonja e parë e Sirisë


Svetlana Medvedev, përveç që bartë titullin e zonjës së parë të Rusisë gjendet në vetë majën të grave më së miri të veshura të atij vendi. Njihet si e gëzuar, e buzëqeshur, biondinë me gjoks të madh e cila preferon kreacionet e dizajnuesve rusë.

Magazinat botërore të modës, zonjën e parë të Azerbajxhanit, Mehriban Aliyeva e renditin në mesin e 10 zonjave të para më të bukura.

Ajo sjell në Kaukaz trendët më të reja të modës të kryeqyteteve evropiane. Stili i saj i preferuar është ‘femme fatal’ nga vitet e 60-a të shekullit të kaluar. Kombinimet e saj elegante dhe glamuroze diktojnë trendët e modës mes aristokracisë së atjeshme të naftës.

Si duket Sarah Brown, bashkëshortja e kryeministrit britanik, Gordon Brown nuk brengoset shumë për modën dhe trendët si homologet e saj.
Përndryshe Sarah di të vishet në mënyrë elegante, por kryesisht është fjala për kostume klasike, nga pak monotone për zonja më të vjetra madje me ngjyra të mbyllta dhe të ftohta. Për lëvdatë është fakti se kostumet e saj i plotëson me pjesë interesante të stolive.

Në anën tjetër, mbretëresha e Jordanisë, Ranya, përveç që u gjet në listën e ‘People’ të 50 grave më të bukura në botë ajo u rëndit edhe në listën e ‘Vogue’ të grave më së miri të veshura në botë.

E ish-gazetarja e programit informativ të televizionit shtetëror spanjoll, TVE e sot bashkëshortja e trashëgimtarit spanjoll të fronit, Felipe, Letizia Ortiz shpejtë arriti statusin e grave që dinë të vishen.

Ndonëse edhe më herët ka pasur stil në të veshur, megjithatë kreacionet e saj serioze nga programi informativ, Letizia e ndërroi me ngjyra më të çelura. Sot shumica në Spanjë e konsiderojnë ikonë të stilit.


Publikuar: 13.08.2009 | 06:16
Lexuar: 1816 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime