E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Familja e madhe europiane, pjesëmarrja në të cilën është aspiratë e çdo vendi të varfër të kontinentit, supozohet se është sendërtimi më ideal i lirisë e demokracisë. Kjo çështje ndërkaq, kërkon një diskutim shumë të gjatë e kompetent e nuk mund të ezaurohet në pak rreshta të një editoriali të shkurtër.
Europa mban me hatėr














Robert Goro

Familja e madhe europiane, pjesëmarrja në të cilën është aspiratë e çdo vendi të varfër të kontinentit, supozohet se është sendërtimi më ideal i lirisë e demokracisë. Kjo çështje ndërkaq, kërkon një diskutim shumë të gjatë e kompetent e nuk mund të ezaurohet në pak rreshta të një editoriali të shkurtër.

Kjo lloj hyrjeje imponohet nga vendimi i Komisionit Europian për të lejuar hyrjen pa viza në territorin e Shengenit të qytetarëve nga Serbia, Mali i Zi dhe FYROM. Dhe për t’ua privuar këtë të drejtë qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës. Nuk dua t’u hyj as kritereve politike dhe sidomos atyre teknike, mbi të cilat është marrë ky vendim.

Ajo që dua të vë në dukje është që, në një pamje të parë, nuk më duket se tre vendet e favorizuara kanë më shumë atribute se Shqipëria për të përfituar nga vendimi i KE-së. Serbia, ende nuk po bashkëpunon sa duhet me Gjykatën e Hagës, ndërkohë që po rreket të rikrijojë një vatër tensioni në rajon, me “sebep” pavarësinë e Kosovës.

Mali i Zi vazhdon të mbahet si “parajsë” e korrupsionit dhe e kontrabandës. Ndërsa FYROM, tash tetë vjet nuk po “bindet” të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, duke mbajtur kështu peng, të paktën një të tretën e qytetarëve të vet, që i përkasin kombësisë shqiptare.

Gjithë sa përmenda më sipër, nuk përbëjnë dhe dëshminë më të mirë se këto tre vende kanë bërë përparime në planin politik. Nga ana tjetër, Shqipëria nuk ka asnjë nga problemet e sipërpërmendura, që realisht janë shumë të rëndësishme.

Mos vallë “pezullimi” i Shqipërisë dhe i Bosnjes ka të bëjë me faktin se këto janë të vetmet shtete në “Ballkanin Europian”, me shumicë myslimane, bashkë me Kosovën, e cila u përjashtua nga programi për arsye me të vërtetë krejt të ndryshme?...

Përgjigjen sigurisht se mund ta japë Europa e qytetëruar.


Publikuar: 13.08.2009 | 19:50
Lexuar: 832 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime