Para fjalimit të zëvendëskryeministrit Ademi, u shfaq një film i shkurtë dokumentar, përmes të cilit, në mënyrë kronologjike, nëpërmjet fotografive, u prezantuan përfitimet dhe parimet e implementuara të Marrëveshjes kornizë.
Marrëveshja e Ohrit është dhe do të mbetet shenjë e maturisë politike në Maqedoni dhe bazë mbi të cilën do të ndërtojmë shtetin e përbashkët. Ajo na e hapi mundësinë që të shkojmë drejt një të ardhme më të mirë, tha zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi, mbrëmë në pritjen në Mavrorë, me rastin e shënimit të tetë viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes.
Duke folur për rëndësinë e saj, ai theksoi se qëllimi i Marrëveshjes nuk ka qenë të përcaktojë se kush është fituesi e kush humbësi.
"Fryma e kësaj Marrëveshjeje do të jetë vendimtare për ardhmërinë e shtetit tonë dhe do të jetë gurthemel i shtëpisë sonë të përbashkët, ndërsa dallimet do të jenë vetëm tulla", nënvizoi Ademi.
Në Leunovë, ku u mbajt shënimi në organizim të Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, nën moton "Implementojmë për ardhmëri më të mirë", morën pjesë anëtarë të Qeverisë, përfaqësues të disa partive politike, korit diplomatik në shtet, deputetë dhe mysafirë të tjerë nga jeta politkke në vend.
Para fjalimit të zëvendëskryeministrit Ademi, u shfaq një film i shkurtë dokumentar, përmes të cilit, në mënyrë kronologjike, nëpërmjet fotografive, u prezantuan përfitimet dhe parimet e implementuara të Marrëveshjes kornizë.
Në shënimin e përvjetorit, nga nënshkruesit e këtij dokumenti, mori pjesë vetëm lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.