Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke iu falenderuar të gjithë pjesëmarrësve në ndërtimin e shkollës, tha se me vet rastin që përurohet shkolla pikërisht në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shihet rëndësia që për ta e ka procesi arsimor dhe për atë që duhet të synojnë gjeneratat e reja. Pushteti, shtoi, duhet të krijojë kushte për këtë.
Rreth 400 nxënës të Shkollës fillore "Rexho Rushit Zajazi" në fshatin Zajaz, vitin e ardhshëm shkollor do ta fillojnë në objektin e ri shkollor.
Objekti ka filluar të ndërtohet në vitin 2002, ndërsa lëshimi në përdorim është me rastin e tetëvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, informoi Kryetari i Komunës Zajaz, Besim Veliu.
Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, duke shprehur kënaqësinë për lëshimin në përdorim të një tempulli të tillë të arsimit, edukimit dhe kulturës, tha se beson se ky objekt do të jetë vendi ku do të përfitohet dituria, e cila do të çojë përpara dhe se nuk ka këtu për t'u ndalur, por do të shkohet edhe mëtej.
"Një hap drejt kësaj janë edhe librat falas, të cilët këtë vit do t'i marrë çdo nxënës, me çka do të krijohen kushte të barabarta për të gjithë nxënësit, pa dallim nga gjendja sociale", tha Todorov.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke iu falenderuar të gjithë pjesëmarrësve në ndërtimin e shkollës, tha se me vet rastin që përurohet shkolla pikërisht në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shihet rëndësia që për ta e ka procesi arsimor dhe për atë që duhet të synojnë gjeneratat e reja. Pushteti, shtoi, duhet të krijojë kushte për këtë.
Objekti i ri i Shkollës fillore "Rexho Rushit Zajazi" disponon me 16 klasa dhe tre kabinete me gjithsej 2.000 metra katrorë sipërfaqe. Në të këtë vit do të vijojnë mësimin rreth 400 nxënës prej klasës së parë deri në të nëntën. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka siguruar mjetet për ndërtimin e saj me shumë prej 1,2 milionë euro.