Maturantët sot do të testohen për lëndën e matematikës dhe gjuhës së huaj. Për lëndën e matematikës janë paraqitur gjithsej 730 maturantë, ndërsa për gjuhën angleze, frenge, gjermane dhe ruse janë paraqitur 1.294 nxënës
Sot në të gjitha shkollat e Maqedonisë po zhvillohet dhënia e provimit të maturës shtetërore. Maturantët sot do të testohen për lëndën e matematikës dhe gjuhës së huaj. Për lëndën e matematikës janë paraqitur gjithsej 730 maturantë, ndërsa për gjuhën angleze, frenge, gjermane dhe ruse janë paraqitur 1.294 nxënës.
Të enjten nxënësit do të testohen për lëndën e gjuhës amtare. Ministria e Arsmit dhe Shkencës kumtoi se 837 nxënësit e paraqitur, 411 testohen për gjuhën maqedone, 414 për gjuhën shqipe, ndërsa 12 nxënës japin provimin për gjuhën turke.
Maturën shtetërore e organizon dhe zbaton Qendra shtetërore për provime në bashkëpunim me shkollat, bashkëpunëtorëve të jashtëm, Byros për zhvillimin e Arsimit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Inepektoriatit shtetërorë të arsimit dhe Qendrës për arsim dhe trajnim profesional./alsat-m/