Sivjet në fakultetet shtetërore në Maqedoni ka vend për regjistrimin e 23.558 studentë të rinj. Në 63 fakultete në pesë universitetet shtetërore janë paraparë 14.578 vende për studentë të rregullt, në kuotën me bashkëfinancim janë siguruar 6.208 vende të lira, si dhe 2.772 vende të lira për studentët që studimet i ndjekin si të çrregullt.
Afati i parë i regjistrimit në institucionet e larta shtetërore në shtet në vitin akademik 2009/2010 fillon sot, lajmëroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Sivjet në fakultetet shtetërore në Maqedoni ka vend për regjistrimin e 23.558 studentë të rinj. Në 63 fakultete në pesë universitetet shtetërore janë paraparë 14.578 vende për studentë të rregullt, në kuotën me bashkëfinancim janë siguruar 6.208 vende të lira, si dhe 2.772 vende të lira për studentët që studimet i ndjekin si të çrregullt.
Ministria informon se në universitetin Shën Qirili dhe Metodi Shkup, ka 10.626 vende të lira për studentët e rinj. Në 21 fakultete të universitetit ka 7.017 vende për studentët që rregullisht do ta ndjekin mësimin, ndërsa në kuotën me bashkëfinancim ka 2.659 vende të lira. Për studentët që në mënyrë të çrregullt do t`i ndjekim ligjëratat janë siguruar 950 vende të lira. Dokumente për pranim në afatin e parë regjistrues, studentët e ardhshëm do të mund të parashtrojnë edhe të martën.
Universiteti Shën Klimenti i Ohrit Manastir, disponon me 3.507 vende të lira në 11 fakultete. Universiteti siguroi 1.956 vende të lira për studentët e rregullt, si dhe 1.119 vende të lira për kuotën për bashkëfinancim. Për studentët e rinj që në mënyrë të çrregullt do ta ndjekin mësimin janë siguruar 432 vende të lira. Dokumente për pranim në afatin e parë regjistrues, studentët e ardhshëm do të mund të parashtrojnë edhe të martën.
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ka 4.360 vende të lira. Në 12 fakultetet e universitetit ka 2.338 vende të lira në kuotën për studentë të rregullt, si dhe 1.402 vende në kuotën me bashkëfinancim. Për studentët që do të vendosen rregullisht t`i ndjekin ligjëratat janë siguruar 620 vende të lira. Dokumentet për pranim në afatin e parë regjistrues, studentët e ardhshëm do të mund të parashtrojnë deri të premten.
Në universitetin Goce Dellçev Shtip ka 4.940 vende të lira. Në 14 fakultete të universitetit ka vend për 3.142 studentë të rinj që do të regjistrohën në kuotën e studentëve të rregullt. Në kuotën me bashkëfinancim ka 1.028 vende të lira, ndërsa në kuotën e studentëve të çrregullt ka 770 vende të lira. Dokumente për pranim në afatin e parë regjistrues, studentët e ardhshëm të këtij universiteti do të mund t`i parashtrojnë deri të mërkurën.
Universiteti për teknologji informatike në Ohër, disponon me 125 vende të lira në pesë fakultete në kuotën për studentë të rregullt. Dokumente për pranim në afatin e parë regjistrues, studentët e ardhshëm do të mund të parashtrojnë edhe të martën.