E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Popullata lokale, sipas ministres, ka pësuar dëme të mëdha, shtatë persona janë më lehtë të lënduar, janë dëmtuar gjithashtu po aq automobila, ndërsa tek pjesa më e madhe e dëshmitarëve okularë është shkaktuar gjendje e frikës dhe pasigurisë.
Tetė tė arrestuar pėr incidentin nė Nerez









Shtatë të lënduar, disa automobilë të dëmtuar dhe padi penale për tetë persona, është epilogu pas incidentit të djeshëm në lagjen Nerez të Shkupit midis tifozëve të klubit futbollistik "Vardar" dhe popullatës lokale.

"MPB-ja vazhdon me ndriçimin e rastit dhe gjetjen e pjesëmarrësve tjerë të cilët kanë qenë të dyshuar, të akuzuar për shkelje të kryer dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike", deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, duke shtuar se dhuna në sport nuk do të tolerohet pa dallim se prej kujt vjen dhe çdo dhunë rreptësisht do të sanksionohet.

Ajo informoi se pas dëshmive të siguruara në bazë të njohjes, analizës së bërë të vendit të ngjarjes dhe nga bisedimet me dëshmitarët, por edhe me pjesëmarrësit në ngjarje, tetë persona tashmë janë para gjykatësit hetues.

Duke analizuar rastin, Jankulloska theksoi se incidenti ka ndodhur para fillimit të ndeshjes futbollistike midis "Vardarit" dhe "Makedonia Gjorçe Petrov" kur një grup tifozësh të ashtuquajtur "Komitët" duke lëvizur drejt stadiumit kanë filluar ngrindje verbale me popullatën lokale nga Nerezi, bërtitje dhe ofendime që pastaj kanë rezultuar me rrahje.

Popullata lokale, sipas ministres, ka pësuar dëme të mëdha, shtatë persona janë më lehtë të lënduar, janë dëmtuar gjithashtu po aq automobila, ndërsa tek pjesa më e madhe e dëshmitarëve okularë është shkaktuar gjendje e frikës dhe pasigurisë.

"Pas ngjarjes, policia reagoi me parandalim të eskalacionit të incidenteve, por edhe pas përfundimit të ndjeshjes për largim të sigurt të grupit të tifozëve 'Komitët' nga stadiumi deri në vendin e banimit që të evitohet incident me popullatën lokale", deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme.

Ajo tha se në qoftë se vlerësojnë se dikush nga zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrave në vendin e ndodhjes së incidentit, nuk kanë reaguar në mënyrë adekuade, kundër tyre do të ndërmerren masa adekuate.

E pyetur nëse grupi i tifozëve "Komitët" ka njoftuan në polici se në këmbë do të shkojë deri në stadium, Jankulloska tha se ata nuk kanë paraqitur një gjë të tillë në MPB, por që edhe nuk kanë obligim të tillë.

"Shkalla e rrezikut të një ndeshjeje sportive është i obliguar ta vlerësojë organizatori dhe nëse është me rrezik, të kërkojë përfshirjen e MPB-së në sigurimin e saj në faza të ndryshme", shtoi ministrja e Punëve të Brendshme.

Për kërkesën e BDI-së dhe kryetarit të komunës së Karposhit për shkarkimin e shefit të stacionit policor lokal, Jankulloska tha se nuk i ka dëgjuar ato deklarata dhe nuk mund t'i komentojë.

"Ne në çdo rast e vlerësojmë edhe involvimin dhe veprimin e nëpunësve policorë në situatë të caktuar. Veçmë kemi shënime zyrtare nga të gjithë nëpunësit policorë. Do të bëhet vlerësimi se nëse ka mundur të bëhet diçka për parandalim", paralajmëroi ministrja Gordana Jankulloska.

Gruevski i dënoi incidentet në Nerez

Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Ohër i dënoi incidentet në lagjen e Nerezit, të cilat ndodhën dje para dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet skuadrave Maqedonia Gjorçe Petrov - Vardar.

"Pavarësisht se kush ka filluar i pari këto janë ngjarje të cilat duhet të dënohen. MPB-ja në mënyre aktive është kyçur dhe duket se në kohë ka reaguar. Mbetet Ministria tani t'i analizojë gjendjet, t'i gjejë fajtorët dhe të ngrisë procedura gjyqsore kundër atyre të cilët i kanë bërë problemet", tha Gruevski pas takimit me kryetarin e komunës së Ohrit, Aleksandar Petreski.

Ai u përmbajt nga përgjigjja e pyetjes së gazetarëve mos vallë incidenti ka prapavijë etnike derisa, siç tha, nuk e sheh raportin e MPB-së.

"Në shikim të parë duket se kishte ndonjë moment të tillë, por megjithatë për të thënë apo konfirmuar ndonjë gjë zyrtare do të duhet MPB-ja të bëjë analizë, të njëjtën ta shtrojë në Qeveri dhe atëherë ta dimë saktë cilat kanë qenë motivet dhe shkaqet, a kanë qenë të natyrës etnike etj.", shtoi Gruevski.

Publikuar: 17.08.2009 | 19:50
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime