Fatmirësisht nuk ka të lënduar mes pasagjerëve. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se autobusi i linjës TetovëTiranë është përfshirë papritur nga flakët, pak km në dalje të qytetit të Librazhdit. Përhapja e flakëve me shpejtësi ka shkaktuar panik te pasagjerët, të cilet kanë zbritur me shpejtësi.
Një autobus me targa të Tetovës ka marrë flakë mesditën e djeshme në vendin e quajtur Tuneli i Murrashit, në të dalë të Librazhdit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar mes pasagjerëve. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se autobusi i linjës TetovëTiranë është përfshirë papritur nga flakët, pak km në dalje të qytetit të Librazhdit. Përhapja e flakëve me shpejtësi ka shkaktuar panik te pasagjerët, të cilet kanë zbritur me shpejtësi.
Fatmirësisht zjarri është arritur të vihet shumë shpejt nën kontroll nga vetë drejtuesit e tij, të cilët kanë përdorur fiksit e emergjencës. Pasagjerët jane nisur drejt Elbasanit me një autobus tjetër interurban, për të udhëtuar më pas drejt kryeqytetit me një mjet të së njejtës kompani që është nisur nga Tirana.