E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aksidenti ka ndodhur në orën 7 afër qarkores Sllavonski Brod - Luzhan, kur automjeti "seat alhambra" prej deri tani shkaqe të pakonfimuara nga korsia e mesme e komunikacionit ka kthyer drejt korsisë për ndalesë dhe është përplasur në pjesën e pasme të majtë nga gjysëmrimorkioja e kamionit me targa serbe, cili ka qëndruar në vend.
Njė familje katėranėtarėshe nga Maqedonia e ka humbur jetėn nė njė aksident nė Kroaci











Një familje katëranëtarëshe nga Maqedonia - babai, nëna dhe dy fëmijë, njëri i moshës 5-vjeçare, ndërsa tjetri vetëm 16 muajsh, jetën e kanë humbur në mëngjesin e sotëm në një aksident të rëndë në autostradën Bregana - Lipovec në drejtim të Zagrebit.

Drejtoria policore e Brodit kumtoi se në aksident kanë pësuar G.T. (30), bashkëshortja e tij R.T. (25) dhe fëmijët e tyre K.T. dhe V.T. nga fshati Zubovë të Strumicës.

Aksidenti ka ndodhur në orën 7 afër qarkores Sllavonski Brod - Luzhan, kur automjeti "seat alhambra" prej deri tani shkaqe të pakonfimuara nga korsia e mesme e komunikacionit ka kthyer drejt korsisë për ndalesë dhe është përplasur në pjesën e pasme të majtë nga gjysëmrimorkioja e kamionit me targa serbe, cili ka qëndruar në vend.

"Shoferi i kamionit R.T. (27) nga Çaçaku deklaroi se vetëm disa minuta është ndalur për shkak se i është dukur se ngarkesa në rimorkio i është zhvendosur. Pikërisht në momentin kur e ka pasur ndërmend të dalë nga kamioni ka ndjerë goditje të fuqishme nga automobili, në të cilin në të njejtin moment kanë humbur jetën të gjithë katër udhëtarët", deklaroi në vendin e ngjarjes Stjepan Franjiq, gjykatës hetues pranë Gjykatës së Zhupanit në Sllavonski Brod, i cili i shoqëruar nga prokurori publik dhe policia e ka kryer ekspertizën.

Aksidenti rrugor ka ndodhur në mënyrë shumë të ngjashme si edhe ajo në të cilën humbi jetën pop ylli maqedonas Toshe Proeski, me dallim që në këtë rast kamioni nuk ka lëvizur.

"Supozojmë se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të lodhjes së shoferit, i cili nuk e ka vërejtur kamionin ose për shkak të shpejtësisë së paadaptuar ndaj kushteve në rrugë", deklaroi një përfaqësues i policisë kroate.

Publikuar: 18.08.2009 | 18:54
Lexuar: 824 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime