E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Politika aktuale e Qeverisë, sipas PDSH, bëhet në emër të interesave të larta etnike, religjioze, partiake të cilat në fakt, vlerëson partia e Thaçit, shërbejnë si mbulesë për interesa triviale grupore apo personale. PDSH konsideron se emërues i përbashkët i kësaj mënyrë të zbatimit të politikave shtetërore, është nacionalizmi, klerikalizmi, korrupsioni, nepotizmi dhe kolonializmi.
Kuvendi i PDSH-sė, konfirmoi bojkotin












Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e Kuvendit Qendror e konfirmoi vendimin për bojkotin e Kuvendit. Sipas kësaj partie, shkak për këtë, ka qenë përvetësimi i institucioneve të shtetit nga strukturat aktuale politike që qeverisin Maqedoninë.

Politika aktuale e Qeverisë, sipas PDSH, bëhet në emër të interesave të larta etnike, religjioze, partiake të cilat në fakt, vlerëson partia e Thaçit, shërbejnë si mbulesë për interesa triviale grupore apo personale. PDSH konsideron se emërues i përbashkët i kësaj mënyrë të zbatimit të politikave shtetërore, është nacionalizmi, klerikalizmi, korrupsioni, nepotizmi dhe kolonializmi.

Por, kreu i PDSH-së, nuk tha asgjë për apelet që ia bëri ditë më parë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Filip Riker, se me daljen nga Kuvendi, subjekti politik që drejton ai do ta humbasë seriozitetin në skenën politikë në vend. Sipas Thaçit, ky veprim i PDSH-së, shkon në të mirë të shqiptarëve.

“Jam plotësisht i bindur se shumë shpejt kjo parti do shndërrohet në një lëvizje kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni për shkak se sa më shumë që rrezikohen interesat e shqiptarëve aq më shumë shqiptarë i bashkëngjiten kësaj partie. Ne jemi parti e vjetër kemi përvojë shumë të madhe, paleta e veprimit demokratikë në politikë është shumë e gjerë dhe shumë e madhe”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot para kuvendarëve po ashtu foli edhe për lëvizjet e reja politike pas paralajmërimit për largim të një grupi të anëtarëve të Demokracisë së Re të Imer Selmanit.
“Sot të gjitha strukturat që u krijuan prej strukturës tonë që e quajtën veten me një emër të një partie politike gati se janë deklaruar publikisht në media se largohen prej atij zhgënjimi politikë prej degës së Strugës, Gostivarit, Negotinës, Vrapcishtit, Bogovinës, Tetovës, Bërvenicës, Hasanbegut e kështu me radhë”, theksoi Thaçi.

Mbledhja e Kuvendit Qendror të PDSH-së, u mbajt një ditë pasi që Grupi parlamentar i kësaj partie, braktisi sallën e Kuvendit teksa po fillonte debati për shqyrtimin e ligjeve që i kërkon Bashkimi Evropian si parakusht për të marrë raport pozitiv në vjeshtën e këtij viti.

Publikuar: 18.08.2009 | 10:37
Lexuar: 492 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime