"Prandaj jemi para jush, në këtë mënyrë të kërkojmë nga Qeveria të caktojë dhe përgatis hapësira të nevojshme ku do të zhvillohet mësimi i studimeve të disperzuara dhe t'i kryejë të gjitha obligimet e tjera ndaj Universitetit shtetëror në Tetovë", tha Reka.
Në të gjitha fakultetet dhe programet studimore në Universitetin shtetëror të Tetovës, për regjistrim janë paraqitur mbi 1.200 kandidatë, që e konfirmon konstatimin tonë se ka interesim të madh për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin shkollor 2009/2010, theksoi u.d. rektori Agron Reka.
"Ne jemi të kënaqur nga jehona e deritanishme e studentëve të rinj dhe deri në fund të procedurës për regjistrim presim që të realizohet ajo që kemi paraparë ne për regjistrimin e mbi 4.000 studentëve të rinj. Me këtë rast dëshirojmë të theksojmë se është i madh numri i aplikacioneve të studimeve të disperzuara në Kumanovë, Strugë, Kërçovë dhe në Shkup", tha Reka.
Ai sqaroi se udhëheqësia e Universitetit në tërësi i respekton parimet e Procesit të Bolonjës dhe punon për zhvillimin e programeve studimore.
Reka paralajmëroi se do të lidh marrëveshje për bashkëpunim edhe me universitete nga vendi dhe jashtë vendit.
"Prandaj jemi para jush, në këtë mënyrë të kërkojmë nga Qeveria të caktojë dhe përgatis hapësira të nevojshme ku do të zhvillohet mësimi i studimeve të disperzuara dhe t'i kryejë të gjitha obligimet e tjera ndaj Universitetit shtetëror në Tetovë", tha Reka.
Ai u ankua se në krahasim me Universitetet e tjera në vend, USHT nga ana e MTV-së, Servisit të parë dhe Servisit të dytë, nuk është trajtuar në mënyrë adekuate dhe në mënyrë të barabartë.
"Prandaj mendojmë se aktivitetet e USHT-së duhet të përfshihen dhe të zënë vend në secilën shtëpi informative", tha Reka.