E diel, 26.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne fushen e gjuhesise spikat nderimi per albanologun e shquar Selman Riza, me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ndersa ne ate te letersise per prozatorin Jakov Xoxa, ne shenje te 30-vjetorit te vdekjes.
Priten rezultate te reja albanologjike
Priten rezultate te reja albanologjike


Per te 28-en here, sot me 17 gusht, ne Prishtine nis veprimtarine Seminari Nderkombetar per Gjuhen, Letersine dhe Kulturen Shqiptare. I njohur si ngjarje tradicionale dhe me tradite te pasur arsimore, shkencore dhe kulturore, ky seminar tashme e ka formuar traditen e vet duke u shnderruar ne veprimtarine me te rendesishme albanologjike brenda nje viti.

Drejtori i seminarit te sivjetme, Liman Matoshi, duke shpalosur disa nga veprimtarite e seminarit, potencoi se do te zhvillohen kurse gjuhe ne tri nivele, ligjerata dhe referime nga gjuha dhe nga letersia shqiptare, ashtu si edhe seanca shkencore, ne te cilat do te kumtojne albanologe nga vendi dhe bota per tema albanologjike qe, sipas profesor Matoshit, do ta begatojne punen e seminarit. Ai, gjithashtu, shpalosi edhe temat qe do te jene prijatare gjate seminarit.

Ne fushen e gjuhesise spikat nderimi per albanologun e shquar Selman Riza, me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ndersa ne ate te letersise per prozatorin Jakov Xoxa, ne shenje te 30-vjetorit te vdekjes. Nderkaq, ne dy ditet e fundit te seminarit, ne sesionin shkencor te gjuhes do te jete teme bosht “Shqipja e folur dhe shqipja standarde”, me c’rast do te paraqiten 62 kumtesa nga albanologe shqiptare dhe te huaj, ndersa, sipas organizatoreve, ne kete sesion priten rezultate te reja shkencore.

Ne diten e dyte do te mbahet sesioni shkencor i letersise me temen “Romani i sotem shqiptar”. Ashtu sic tha edhe Liman Matoshi, ka ekzistuar nje konkurrence e forte per kete pjese te programit te seminarit, ku do te paraqiten 65 kumtesa, ndersa per shkak te interesimit te madh kane mbetur pa u perfshire dhjetera kumtesa. “Presion qe edhe ky sesion t’i avancoje studimet tona letrare”, ka thene Matoshi dhe ka shtuar se pergjithesisht seminari synon ta beje afrimin mes gjuheve, popujve, kulturave dhe te begatise mes tyre. “Seminari ka deshmuar karakterin e hapur qe ka per vlera te verifikuara”.

Nderkaq, Blerta Ismajli, sekretare profesionale e seminarit, ka potencuar se pjesemarresit e seminarit te sivjetme kapin gamen e pothuaj tere globit. “Do te kemi pjesemarres nga SHBA-te, Kina, Rusia dhe nga shume vende te Evropes”.


Publikuar: 18.08.2009 | 14:54
Lexuar: 1083 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime