E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këto lëvizje pozitive botërore për një pjesë të opinionin ekonomik te ne janë sinjale se edhe në Maqedoni do të fillojë përmirësimi ekonomik. Sipas profesoreshës Liljana Konevska nga Universiteti Evropian tanimë ka filluar të ndjehet një gjallërim.
Krizės ekonomike po i vjen fundi?!









Kriza ekonomike botërore dalëngadalë po e humb intensitetin. Pas goditjes ekonomike dhe rënies drastike të ekonomive në vendet më të zhvilluara, të parat që u rimëkëmben janë Gjermania, Franca dhe Japonia.

Këto lëvizje pozitive botërore për një pjesë të opinionin ekonomik te ne janë sinjale se edhe në Maqedoni do të fillojë përmirësimi ekonomik. Sipas profesoreshës Liljana Konevska nga Universiteti Evropian tanimë ka filluar të ndjehet një gjallërim. Sipas asaj, kjo shihet në kthimin e besimit të qytetarëve drejt bankave.

“Njerëzit tanimë ndjejnë një siguri dhe kanë filluar t’i rrisin kursimet në denarë dhe devize, që do të thotë se roli mobilizues i aparatit bankar po rritet. Kjo do të thotë se do të rriten të gjitha mjetet dhe do të kemi një politikë më të fleksibile kreditore të bankave”, deklaroi Liljana Konevska, profesore universitare.
Konevska vlerëson se pas lirimit të politikave kreditore bankat do të japin kredi të volitshme për ekonominë që do të ndihmon në tejkalimin e krizës.

Rritjen e kursimeve e vërtetuan sot edhe nga ProKredit Banka. Sipas Kristina Maznit nga sektori i kursimeve tanimë ka filluar rritja e depozitave si nga qytetarët ashtu edhe nga ndërmarrjet. Por për t’u liruar kreditë, në mënyrë të koordinuar duhet të vendosin bankat komerciale dhe Banka Popullore.

Megjithatë një pjesë e ekspertëve ekonomik nga vendi thonë se pasojat nga kriza në vend do të ndjehen në vjeshtë. Që të jetë më e qartë, ata thonë se nuk do të falimentojnë kompanitë dhe nuk do të ketë kolaps ekonomik, porse kriza do të reflektohet ndaj standardit të qytetarëve. Në shtator qytetarët do të ballafaqohen me mungesë të parave sepse në këtë muaj nuk mund t’iu shmangen shpenzimeve të larta apo përgatitjeve të fëmijëve për nëpër shkolla dhe fakultete, blerja e drunjve për ngrohje si dhe përgatitjet e turshive.

Publikuar: 19.08.2009 | 00:56
Lexuar: 696 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime