E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I sapokthyer nga pushimet, Kermabon ka lëshuar një deklaratë në të cilën thotë se ka pasur një mori keqkuptimesh dhe keqinterpretimesh lidhur me çështjen e Protokollit për Bashkëpunim Policor që pritet të nënshkruhet ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Kermabon kėrkon takim me liderėt kosovarė










Kreu i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, Yves de Kermabon ka kërkuar një takim urgjent me presidentin dhe kryeministrin, pas reagimeve të këtyre të fundit lidhur me nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.

I sapokthyer nga pushimet, Kermabon ka lëshuar një deklaratë në të cilën thotë se ka pasur një mori keqkuptimesh dhe keqinterpretimesh lidhur me çështjen e Protokollit për Bashkëpunim Policor që pritet të nënshkruhet ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ai sqaron se EULEX-i nuk ka nënshkruar dhe nuk mund të nënshkruajë çfarëdo lloj protokolli në emër të Kosovës, por si mision teknik për sundimin e ligjit, thotë Kermabon, EULEX-i mund të nënshkruajë protokolle vetëm në emër të tij dhe për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, sipas pajtimit të arritur nga 27 vendet anëtare të BE-së.

Shefi i EULEX-it thotë se nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim me ministritë përkatëse të rajonit nuk është e pazakontë, pasi marrëveshje të ngjashme janë nënshkruar edhe më Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Shefi i misionit evropian thekson se nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim me ministritë përkatëse të rajonit nuk është e pazakontë, pasi marrëveshje të ngjashme janë nënshkruar edhe më Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

“Krimi i organizuar, kontrabanda dhe trafikimi me qenie njerëzore, drogat dhe armët, të gjitha paraqesin krime serioze të cilat mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit rajonal. Në mënyrë që kriminelët të sillen përpara drejtësisë nevojitet të ketë paraqitje dhe shkëmbim të provave në rajon, ndërsa për ta mundësuar këtë nevojitet krijimi i mekanizmave”, thuhet në deklaratën e Kermabon.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës kanë qenë të informuara për të gjitha bisedimet që janë zhvilluar ndërmjet EULEX-it dhe zyrtarëve në Beograd si dhe do të vazhdojnë të jetë njoftuara për të gjitha hollësitë.

Por udhëheqësit kosovarë kanë thënë se EULEX-i nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me Serbinë në emër të Kosovës dhe pa praninë e Prishtinës, duke nënvizuar se roli i këtij misioni është mbështetja dhe mbikëqyrja e institucioneve të vendit e jo zëvendësimi i tyre.

Ndërkohë ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se teksti i protokollit për bashkëpunim policor në mes të EULEX-it dhe Serbisë është afër përfundimit dhe se së shpejti do të nënshkruhet nga palët.

Sipas tij, nënshkrimi i këtij protokolli do të bëhet mbi bazën e rezolutës 1244 të OKB-së (e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës) dhe ai është i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë e në pjesë të tjera të Serbisë. Ministri Daçiq ka theksuar se shqiptarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, meqë nuk do të jenë palë nënshkruese të protokollit. /bbc/

Publikuar: 19.08.2009 | 01:01
Lexuar: 304 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime