Pas njoftimit të familjes se djali është zhdukur në ujrat e Liqenit të Ohrit, në kërkime përvec shpëtimtarëve janë përfshirë edhe barka, skuterë dhe persona të tjerë që ndodheshin në plazh. Për fat të mirë djaloshi është gjetur duke u larë jo shumë larg bregut.
Në ujërat e lumit Drin në Strugë pasdite është mbytur 15 vjecari, Alen Xhaferi nga fshati Vitushë komuna e Rostushës. Sipas deshmitarëve djali ka kërcyer nga ura në lumë në qendër të qytetit duke u lëshuar nën digë dhe nuk ka dalë më prej aty.
Trupi i pajetë është nxjerrë dhe mënjehërë është dërguar në spitalin e Strugës ku është konstatuar vdekja e tij. Ndërsa në Ohër një fatkeqësie të ngjashme i ka shpëtuar një djalosh në plazhin Lagadin.