Në një raport të lëshuar nga FMN, këshilltari ekonomik në këtë fond, Olivier Blançard ka thënë se rënia e shpejtë ekonomike, më e keqja në shtatë dekada, ka lënë vrragë të thella financiare, të cilat do të prekin furnizimet dhe kërkesat për vite.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se bota ka nisur të rimëkëmbet nga recesioni, por një rimëkëmbje e qëndrueshme do të kërkojë ide dhe veprime të reja nga ekonomitë e mëdha.
Në një raport të lëshuar nga FMN, këshilltari ekonomik në këtë fond, Olivier Blançard ka thënë se rënia e shpejtë ekonomike, më e keqja në shtatë dekada, ka lënë vrragë të thella financiare, të cilat do të prekin furnizimet dhe kërkesat për vite.
Raporti thotë se rimëkëmbja e qëndrueshme globale do të kërkojë nga ekonomitë, që aktualisht kanë konsumim të madh të prodhimeve, si SHBA-të, të rifokusohen në rritjen e eksporteve të tyre, ndërsa nga ekonomitë aziatike, si Kina, të ndërmarrin hapa për inkurajimin e qytetarëve, që të shpenzojnë më tepër dhe të rrisin kërkesat për eksport.