E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Këtyre fëmijëve tërësisht do t'u mbulohen studimet tre vjeçare, do tu jepen libra dhe laptop falas dhe duam që këta fëmijë në fund nëse janë të suksesshëm dhe tregojnë kualitet të punësohen në institucionet tona në gjimnazin e pestë privat apo në Universitetin FON", tha Sefer Canovski, menaxher gjeneral i FON-it.
FON ndanė 20 bursa nė Gostivar








20 maturantë nga Shkupi, Gostivari, Strumica dhe Struga do të mund të ndjekin studimet falas në Universitetin FON. Drejtuesit e universitetit ua dorëzuan bursat krerëve të këtyre komunave. Këto të fundit tashmë do të përzgjedhin nxënësit që do të studiojnë falas në fakultete e FON – it që tashmë janë hapur në këto katër qytete.

"Këtyre fëmijëve tërësisht do t'u mbulohen studimet tre vjeçare, do tu jepen libra dhe laptop falas dhe duam që këta fëmijë në fund nëse janë të suksesshëm dhe tregojnë kualitet të punësohen në institucionet tona në gjimnazin e pestë privat apo në Universitetin FON", tha Sefer Canovski, menaxher gjeneral i FON-it.

"Mbi të gjitha kriteret do të jenë shumë objektive, komponenta sociale do të jetë dominante dhe njëkohësisht do të jetë edhe suksesi paraprak i kandidatëve. Unw garantoj se çdo gjë do jetë transparente edhe do të jetë publike në mediume dhe në ueb faqen e komunës", premtoi Rufi Osmani, kryetar I komunës së Gostivarit.
Nga java që vjen universiteti FON do të fillojë edhe bashkëpunimin me ministrinë e Punës dhe Politikës sociale duke u mundësuar studime falas edhe nxënësve në komunat e tjera që janë në nevojë.

Meral Ismaili

Publikuar: 20.08.2009 | 05:57
Lexuar: 1120 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
fjggkj (12/12/2009 21:15:09) mbare turp turp turp turp te kete ai Rufi Osmani asgje s'ka bere dhe s'ka permiresuar asgje ne qytetin e Gostivarit a e din se femijet tu ndenjur ne laptopa nuk ndjekin mesimet por hyne neper facebook ose neper interneta dhe mbesin pa mesuar turp turp turp turp

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime