Çështja për emrin, siç thonë, mund të vijë deri në fazë përparimtare, por nëse ajo do të finalizohet, varet nga pala tjetër. Republika e Maqedonisë çdo herë ka qenë serioze në negociatat, dinamika e të cilave në muajin e fundit është rritur.
Ende ka vend për shumë modifikime sa i përket setit të fundit të ideve të ndërmjetësuesit Metju Nimic, por nuk mund prejudukohet se çfarë do të jenë hapat e ardhshëm konkretë, vlerësojnë në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Çështja për emrin, siç thonë, mund të vijë deri në fazë përparimtare, por nëse ajo do të finalizohet, varet nga pala tjetër. Republika e Maqedonisë çdo herë ka qenë serioze në negociatat, dinamika e të cilave në muajin e fundit është rritur.
Diskrecioni i përfaqësuesve shtetëror lidhur e përmbajtjen e negociatave e arsyetojnë me shpjegim se bëhet fjalë për proces diplomatik për të cilin nëse dilet haptazi mund të rrezikohen pozicionet e palës së Maqedonisë.
Nga kabineti i Ivanovit theksojnë se ai menjëherë pas inaugurimit ka dërguar ftesë për takim deri te presidenti grek Karlos Papulas, por deri më tani nuk ka përgjigje.
Lidhur me eurointegrimin, pritjet e shefit të shtetit, në bazë të kontakteve që i ka me përfaqësuesit ndërkombëtar, janë se Maqedonia në vjeshtë do të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian, ndërsa nga 1 janari i vitit 2010 edhe liberalizim të vizave me BE-në.
Në takimin e sotëm me gazetarët me rastin 100 ditë nga marrja e funksionit të presidentit, përfaqësues të kabinetit të Gjorge Ivanovit u përqëndruan edhe në më shumë çështje aktuale.
Punën e deritanishme të presidentit, e vlerësojnë si shumë të suksesshme, duke i pasur parasysh aktivitetet e numërta, si në planin vendor, ashtu edhe në atë të jashtëm në drejtim të proceseve integruese.
Ivanov për periudhën prej tre muajve është takuar me Papën Benedikti i XVI, me nëntë shefa të shteteve dhe me më shumë kryeministra dhe përfaqësues të tjerë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.
Është paralajmëruar edhe aktivitet intensiv ndërkombëtar i Ivanovit në muajt e ardhshëm. Në shtator janë planifikuar vizitë në Gjermani dhe SHBA ku do të marrë pjesë edhe në sesionin e 64-të të Asamblesë Parlamentare të KB-së, ndërsa në tetor në Turqi. Në të njejtën periudhë janë paraparë edhe disa vizita e burrë-shtetasve të huaj në Maqedoni.
Shefi i shtetit të Maqedonisë, pohojnë në kabinetin e tij, është i kënaqur nga zgjedhja e kuadrit për ambasadorë të rinj të Maqedonisë në vendet e huaja.
Sa i përket inkuadrimit të presidentit në dialogun politik, qëndrimi i kabinetit është se ai është aktiv në jetën politike dhe se ndonjëherë mbajtja e dialogut është shumë më efektiv në nivel të komunikimeve joformale.
Dalja e PDSH-së nga Parlamenti, vlerësohet si shprehje e pafuqisë.
Lidhur me rastin me Spaska Mitrevën, nga kabineti thonë se presidenti nuk ka ingerenca dhe është nën nivel të funksionit të tij dhe ai nuk do të ndikojë ndaj vendimit të Gjykatës së Gjevgjelisë.
Presidenti tani për tani nuk planifikon ndryshim të shefit të SHM-së së ARM-së Mirosllav Stojanovski dhe të guvernatorit të BPRM Petar Goshev. Lidhur me deklaratën e Stojanovskit për zvogëlimin e buxhetit të ARM-së, nga Kabineti shtojnë se ky është qëndrimi i tij personal, ndërsa jo edhe i presidentit dhe komandantit suprem.
Për anketat e fundit sipas të cilave presidenti ka rejting të ulët, nga kabineti theksojnë se nëse shihet vlerësimi individual do të vërehet se vetëm Ivanovi, Nikolla Gruevski dhe Imer Selmani kanë rejting pozitiv.
Deri te presidenti i Republikës së Maqedonisë janë parashtruar gjithsej 84 parashtresa nga qytetarë nga të cilat pjesa më e madhe kanë të bëjnë me probleme personale dhe me konteste pronësore, për të cilat shefi i shtetit nuk ka ingerenca.
Në takimin me gazetarët është promovuar edhe broshura "Në fillim...Gjorge Ivanov - president i Republikës së Maqedonisë", e cila në tirazh prej 25.000 shembujsh do të distribuohet këtë fundjavë përmes disa gazetave ditore.