Jemi të kënaqur nga zgjedhjet pasi ka patur përmirësime dhe në përgjithësi ne mund të themi se këto janë zgjedhjet më të mira të zhvilluara në vend. Megjithatë, ka ende nevojë për të punuar dhe akoma edhe më tepër për të bërë. Unë ftoj politikën shqiptare që të bashkëpunojë në të mirë të vendit
Zëvendës presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grosruk vlerësoi sot në Tiranë se "zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit ishin më të mirat të realizuara në Shqipëri", por ato sipas zyrtarit te larte europian nuk i shpetuan edhe njehere tjeter problemeve. Ne kete menyre Grosruk i parapriu raportit permbledhes te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi i cili konsiderohet si shume i rendesishëm per rrugen e vendit tone drejt integrimint ne Bashkimin Europian.
Jemi të kënaqur nga zgjedhjet pasi ka patur përmirësime dhe në përgjithësi ne mund të themi se këto janë zgjedhjet më të mira të zhvilluara në vend. Megjithatë, ka ende nevojë për të punuar dhe akoma edhe më tepër për të bërë. Unë ftoj politikën shqiptare që të bashkëpunojë në të mirë të vendit. Përsa i përket zgjedhjeve në fund të shtatorit do të publikohet edhe raporti ynë për këtë proces shprehet Grosruk.
Grosruk u takua kete te premte me drejtuesit e larte te shtetit shqiptar dhe te politikes ne vend, si kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli dhe kryetarin e LSI-se Meta. Zv/presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, austriaku, Volfgang Grosruk u caktua nga kryesia e OSBE si koordinator special i ekipit të përkohshëm të vëzhguesve të OSBE në Shqipëri.
Bledian Koka