Vlerësimet më të reja janë edhe një lloj municioni i ri për kritikët e Presidentit Barack Obama, të cilët thonë se janë tepër të larta të dhënat e parashikuara për reformën e sistemit shëndetësor dhe sektorit të energjisë.
Qeveria amerikane llogaritë se deficiti buxhetor në dhjetë vitet e ardhshme për shkak të krizës ekonomike do të jetë rreth dy bilionë dollarë më i lartë se sa që parashikohej.
Qeveria korrigjoi kështu të dhënat e publikuara të martën prej zyrës presidenciale, ku thuhet se deficiti do të jetë nëntë bilionë dollarë, njoftojnë agjencitë e lajmeve.
Vlerësimet më të reja janë edhe një lloj municioni i ri për kritikët e Presidentit Barack Obama, të cilët thonë se janë tepër të larta të dhënat e parashikuara për reformën e sistemit shëndetësor dhe sektorit të energjisë.
Vlerësohet se deri në shtator të këtij viti deficiti buxhetor do të jetë rreth 1,6 bilionë dollarë. /dw/