E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bukuroshja nga Kosova, Gona Dragusha, ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në garën e bukurisë Miss Univers, të zhvilluar në Bahame, duke qenë konkurrentja e dytë më e fortë për fituesen, Miss Venezuelën, në garën për më të bukurën e universit.
Bukuroshja nga Kosova pėrcjellėsja e dytė e Miss Univers










Bukuroshja nga Kosova, Gona Dragusha, ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në garën e bukurisë Miss Univers, të zhvilluar në Bahame, duke qenë konkurrentja e dytë më e fortë për fituesen, Miss Venezuelën, në garën për më të bukurën e universit.

Miss Venezuela, Stefania Fernandez, ka dalë fituese për titullin e më të bukurës në edicion të 58-të të Miss Univers, që u mbajt të dielën mbrëma në Atlantis, Paradise Island në Bahame.

Vitin e kaluar fituese ishte bukuroshja tjetër nga Venezuela, Dayana Mendoza dhe kjo është hera e parë në historinë që një vend fiton dy herë radhazi këtë garë. Numri i bukurosheve nga ky vend që kanë fituar këtë garë, tani arrin numrin gjashtë.

Fernandez është zgjedhur në mesin e 83 konkurruesve, ndërsa përcjellësja e parë e saj ka dalë Miss Republika Dominikane, Ada Aimee de la Cruz, dhe e dyta, bukuroshja nga Kosova, Gona Dragusha. Në mesin e pesë më të mirave kanë qenë edhe Miss Australia dhe Miss Puerto Rico.

Në skenën e kësaj ngjarje, që organizohet nga miliarderi amerikan Donald Trump, performuan edhe yje si Flo Rida, Heidi Montag, David Guetta dhe Kelly Rowland.
Marigona Dragusha
Gona Dragusha

Publikuar: 24.08.2009 | 06:03
Lexuar: 2282 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
litta (16/11/2009 05:41:24) jeni shuuummm e mir ndihem krenar qe te kemi edhe do te kemi tyyyyyyyyyy
elar (12/12/2009 05:56:31) oj marigon ma e mira je kan edhe ma e mir se kjo qe e ka perfaqsu venezuelėn veq qe ta kan pas inati veq vazhdo je shum e bukur jam e sigur se ndonjeher edhe ki me fitu te dua shum(k)

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime