E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Viruset e izoluara H3N2 të gripit sezonal tregojnë se bëhet fjalë për variant të ri antigjenik të ashtuquajtur Influenca A/Macedonia/62.2/2009 ose h3macedonia62209 e cila do të përfshihet në llojet vaksinale për sezonin e ardhshëm të gripit", tha Pollozhani
Laboratoria nė ISHP e gatshme pėr zbulimin e mutacioneve tė virusėve


Drejtori i Institutit për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë Aziz Pollozhani konsideron se Laboratoria në Institut tashmë është e pajisur ta kryejë pjesën e saj të punës dhe të kontribuojë në krijimin e vaksinave në bazë të rezultateve të zbuluara në Maqedoni.

Ai theksoi se në Laboratorinë në Institut tek dy të infektuar është izoluar nëntipi i influencës sezonale A(H3N2) i cili është prezent vetëm në Maqedoni që është konfirmuar edhe nga Laboratoria londineze.

"Viruset e izoluara H3N2 të gripit sezonal tregojnë se bëhet fjalë për variant të ri antigjenik të ashtuquajtur Influenca A/Macedonia/62.2/2009 ose h3macedonia62209 e cila do të përfshihet në llojet vaksinale për sezonin e ardhshëm të gripit", tha Pollozhani në takimin e sotëm me gazetarët dhe shtoi se në qoftë se ky nëntip i virusit konfirmohet edhe në vende tjera do t duhet të quhet me këtë emër.

Në bashkëpunim me Laboratorinë referente në Londër është konfirmuar se tipi i virusit A(H1N1) që është izoluar në Maqedoni është antigjenik i ngjashëm me virusin A/California/7/2009. Ai do të përfshihet në grupin e viruseve kundër të cilëve përgatitet vaksinë e re, që do të thotë se vaksinimi për këtë sëmundje edhe në Maqedoni do të jetë efektive.

Investimi në pajisjen e Laboratorisë së re në Institut dhe në edukimin kuadrove, siç theksoi Pollozhani, mundësoi që në kohë të ndiqet gjendja me viruset dhe mutacionet etyre eventuale dhe për këtë të informohen qendrat të cilat përpunojnë vaksina. Në të ardhmen popullata do të mund të vaksinohet dhe mbrohet nga viruset në bazë të rezultateve të konfirmuara tek ne, e jo si deri më tani të varemi nga gjendjet në rajon. Laboratoria do të mund ta zbulojë edhe rezistencën eventuale të ilaçit "Tamiflu".

Nga fillimi i epidemisë e deir më sot në Institutin për shëndet publik kanë mbërritur 204 pacientë prej të cilëve 42 janë pozitiv të gripit të ri pandemik A(H1N1).

Në bazë të informatave më të fundit të ECDE-së (European Centre for Disease Prevention and Control), numri i përgjithshëm i të rasteve të praqitura të konfirmuara në laboratori të infektimit me influencën A (H1N1) në botë është 246.948, prej të cilëve 2.396 kanë përfunduar me vdekje.

Publikuar: 24.08.2009 | 06:18
Lexuar: 404 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime