Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Hisarxhiklioglu tha se në bisedë telefonike me udhëheqësin e TAV, i është thënë se kompania në asnjë rast nuk tërhiqet nga projekti, por se fillimi i punëve mund të pritet në fillim të vitit të ardhshëm.
Kompania turke TAV, e cila i fitoi nën koncesion aeroportet e Maqedonisë me obligim për modernizimin e tyre, nuk tërhiqet nga projekti, por fillimin e punëve e anulon për në fillim të vitit të ardhshëm.
Këtë sot e deklaroi Rifat Hisarxhiklioglu, kryetar i Unionit të odave industriale dhe tregtare dhe bursave të Turqisë (TOBB), i cili qëndron për vizitë në Maqedoni.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Hisarxhiklioglu tha se në bisedë telefonike me udhëheqësin e TAV, i është thënë se kompania në asnjë rast nuk tërhiqet nga projekti, por se fillimi i punëve mund të pritet në fillim të vitit të ardhshëm.
"TAV është firmë e suksesshme në Turqi, e cila punon në menaxhim dhe ndërtim me aeroportet edhe në shumë vende tjera si Gjeorgji, Katar, Egjipt..., dhe punon me sukses në këto vende", theksoi Hisarxhiklioglu.
Ky është anulimi i dytë i modernizimit të aeroporteve të Maqedonisë nga ana e TAV, i cili si pasojë e krizës botërore ekonomike nuk arriti të sigurojë kredi për fillim të investimit me vlerë 200 milionë euro në dhjetor të vitit të kaluar, kur e anuloi për në fillimin të shtatorit të këtij viti.
Sipas marrëveshjes mes Qeverisë dhe TAV, kompania turke në aeroportin e Shkupit duhet të ndërtojë ndërtesë të re terminale, ta vazhdojë pistën, parking për automobila, rrugë me unazë të re, të instalojë sistem për navigacion tokësor, të vendosin infrastrukturë komunale, ta rindërtojnë ndërtesën administrative, dhe të ndërtojë kargo-terminal të ri, stacion zjarrfikës dhe parking të ri për aviacion. Në aeroportin e Ohrit për një vit nga fillimi i projektit është parashikuar rikonstruktim i parkingut aktual, renovim të objekteve në kargo-qendrën, ndërtim të VIP-objektit, rikonstruktim të ndërtesës administrative dhe furnizim të pajisjes së re. Kargo-aeroporti në afërsi të Shtipit duhet të jetë gati për tre vite nga fillimi. Qëllimi i Qeverisë është që ai të funksionojë si aeroport alternativ për aviacionin civil, me mundësi që në të ardhmen të bëhet aeroport kryesor në Maqedoni.