FSSHM më 23 korrik kumtoi se lista pozitive e ilaçeve pas dy viteve është zgjeruar me 17 ilaçe të reja gjenerike apo 39 ilaçe në forma dhe fuqi të ndryshme të dozuara farmaceutike.
Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Gjorgji Trenkovski dha dorëheqje. Për dorëheqjen, siç konfirmojnë në Fond, është diskutuar në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, ku është shqyrtuar edhe problemi me vendimin e sjellur, e pastaj të tërhequr për zgjerim të listës pozitive të ilaçeve.
Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, dje deklaroi se është befasuar në mënyrë jo të këndshme nga vendimi i Këshillit drejtues të FSSHM-së për ta tërhequr vendimin e vet paraprak për zgjerimin e listës pozitive, për të cilën ai dha pëlqim dhe u shpall në Gazetën zyrtare, dhe paralajmëroi se fjalën përfundimtare për këtë do ta thotë Qeveria.
"Tërheqja e vendimit të KD të FSSHM-së është e pavlefshme derisa nuk jepet pëlqimi nga ana e ministrit të Shëndetësisë. Unë tani për tani nuk jam i gatshëm ta nënshkruaj atë vendim, megjithatë, fjalën e fundit e ka Qeveria, të cilës i lë të vendosë edhe për kërkesën e mundshme për përgjegjësi dhe për vendimin përfundimtar përn zgjerimin e listës pozitive", theksoi Osmani.
Ai theksoi se, gjithnjë përderisa nuk ka pëlqim nga ministri, mbetet në fuqi vendimi i shpallur në gazetën zyrtare dhe se Qeveria do ta ketë fjalën e fundit.
FSSHM më 23 korrik kumtoi se lista pozitive e ilaçeve pas dy viteve është zgjeruar me 17 ilaçe të reja gjenerike apo 39 ilaçe në forma dhe fuqi të ndryshme të dozuara farmaceutike. Ministri Osmani më 28 korrik e aprovoi propozimin e Komisionit për listën pozitive të ilaçeve pranë Ministrisë së resorit për zgjerimin e listët me 17 ilaçe të reja gjenerike në gjithsejt 39 forma dhe fuqi të ndryshme farmaceutike.
Në listë janë vendosur ilaçe bifosfonante, medikamente për të sëmurë nga osteoporoza, për parandalimin e mënjanimit të mëlçisë pas transplantimit, ilaçe për hipertrofi të prostatës, kundër hepatitit C, ilaçe për pacientë me asmë etj...