E diel, 26.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Liqeni i Ohrit është pasuria më e madhe që natyra u ka falur njerëzve të kësaj ane. Liqeni nga më të bukurit në botë është krenaria e tyre ,por edhe burim i të ardhurave materiale për një pjesë të mire të qytetarëve. Krahas bukurisë së rrrallë, florës dhe faunës së pasur, këtë liqe e karakterizojnë edhe disa fshehtësi që janë komentuar dhe komentohen nga adhuruesit e tij.
Liqeni i Ohrit kjo perlė e natyrės










Nga Femi ARIFI

Të shumta janë gojëdhënatdhe legjendat që lidhen me liqenin e vjetër dhe të bukur. Ato flasin për lidhjen e ngushtë dhe dashurinë që kanë njerëzit e kësaj ane për këtë perlë të natyr]s. Por sipas tyre edhe liqeni mban qëndrimin e duhur ndaj këtyre njerëzve. Dhe ky pretendim mbështetet mbi legjendatqë të cilat janë përcjellur dhe janë trashëguar deri në ditët e sotme.

SKENDERBEU DHE LIQENI

“Gjergj Kastrioti Skenderbeu i lodhur nga beteja e ashpër që kishte zhvilluar me ushtrinë otomane kishte urdhëruar ushtrinë e tij që të ]lodhet në bregun e liqenit. Nga lodhja atë e kishte zërë gjumi,por ]e do kur pengesë për gjumë të rehatshëm I ishte bërë zhurma e bretkosave të këtij liqeni.

Legjenda thotë se Skënderbeu i mallkoi bretkosat dhe liqeni mbeti pa brretkosate tij, kurse Skënderbeu dhe ushtria e tij vunë gjumë në sy dhe u clodhën”.

E njohur, ndërkaq është edhe legjenda për dy vëllezërit që kanë jetuar në gjirin e Zaumit.

Njëri prej tyre ka pasur shumë dele e tjetri një kec. Një natë ata janë grindur midis veti për kullosat. Vëllai i deleve është kacafytur me atë të kecit duke i thënë se për shkak të kecit të tij delet nuk kanë për të kullotur Dy vëllezërit janë zënë keq saqë janë përgjakur.

Sipas gojëdhënës për shkak të kësaj ngjarje "një mjegull e madhe është ngritur nga mali Galicicë në drejtim të liqenit dhe kanë fryrë erëra të forta,ndërsa dëshmitar i kësaj rrëmuje të krijuar është Shkëmbi i Kuq, në të cilin edhe sot shihen gjurmë të kuqe dhe të bardha nga qumështi i derdhur dhe gjaku i vëllezërve".

Mbi këtë legjendë mbështetet edhe sot e kësaj dite besimi për ekzistimin e të ashtuquajturit “Trekëndëshi i dreqit”, i cili nga peshkatarët e këtushëm quhet edhe "Trekëndëshi i vdekjes". Dhe quhet i tillë sepse shpesh papritmas aty paraqiten dallgë të forta, të larta, të cilat përbijnë gjith]ka që u del përpara.

Ky trekëndësh ndodhet 50 metra larg bregut të liqenit në mes kishës Shën Zaum, dhe fshatit Tërpejcë,ku liqeni arrin thellësinë maksimale prej 288 metrash. Në “Trekëndëshin e dreqit” uji ka përbirë disa peshkatarë, ndërsa disa të tjerë mezi kanë shpëtuar.

LIQENI I OHRIT MUZE FOSILESH Të GJALLA

Liqeni i Ohrit është i pasur me specie të ndryshme të botës bimore dhe shtazore. Edhe pse po bëhen përpjekje për ta ruajtur florën dhe faunën e këtij liqeni shumë specie të tij rrezikojnë të zhduken. Në radhë të parë kjo ndodh për shkak të ndotjes së Liqenit, si dhe për faktin tjetër që në të peshkohet në mënyrë të pakontrolluar. Sidomos është shqetësuese gjendja ma ngjalat që janë një nga speciet endemike më karakteristike të liqenit të Ohrit.

Këto banore të vjetra të Liqenit të Ohrit dita ditës po mbesin më pak në numër për shkak të specifikës së shumimit të tyre. Kështu, shkencëtarët theksojnë se karakteristikë e vecantë e tyre është shumimi. Ato shumohen në detin Sargas, në Amerikën Jugore.

Në fakt ngjalat nga Liqeni, në kohën kur duhet të shumohen ndjekin rrugën e rrymave të ngrohta. Ato nëpërmjet të Drinit të Zi kalojnë në Detin Adriatik, pastaj në Detin Mesdhe.

Nëpër ngushticën e Gjiblartarit ngjalat kalojnë në Oqeanin Atlantik dhe më pas në detin Sargas, ku shumohen. Dhe gjëja më interesante për këtë gjallesë është fakti që ngjalat e reja përsëri nisen nga deti Sargas dhe ndjekin të njëjtën rrugë për të ardhur në vendin e Origjinës së tyre, në Liqenin e Ohrit. Interesant, ndërkaq është edhe fakti që ngjala e Liqenit të Ohrit, është e vetmja që mund të përballojë jetesën edhe në ujrat e ëmbël dhe të njelmët.

Rrugëtimi i gjatë, detrave dhe oqeaneve është përcaktues për ekzistencën e kësaj specie interesante të Liqenit të Ohrit. Dhe pikërisht pengesat që u dalin kohëve të fundit ngjalave në këtë rrugëtim ndikojnë në pakësimin e numrit të tyre, ndërsa ekspertët thonë se ato mund të shjellin edhe deri tek zhdukja e kësaj specie të rrallë.

Pengesa më të mëdha në ktë drejtim, janë pendat e hidrocentraleve që janë ndërtuar në rrjedhën e lumit Dri, nëpër të cilin kalon ngjala.

Krahas ngjalës, specie interesante dhe specifike që jeton në Liqenin e Ohrit është Trofta karakteristike e këtij Liqeni, që është e vetmja e këtij lloji në të gjithë rruzullin tokësor. Edhe kjo specie rrezikon ekzistencën e vet për shkak të peshkimit të kontrolluar në të dy anët e kufirit të Liqenit të Ohrit, edhe përkundër faktit që Liqeni si pasuri e veë]antë natyrore është mbrojtur nga UNESKO. Unesko ka propozuar moratorium për peshkim në liqenin e Ohrit, thonë specialistët, me qëllim të ruajtjes së florës dhe faunës së tij.
Liqeni i Ohrit kjo perlë e natyrës

Shkenctarët pohojnë se bota e gjallë e peshkëve në Liqenin e Ohrit është përfaqësuar me 17 lloje peshku autokton nga të katër familjet, ndërsa të rëndësishme për ekonominë e peshkimit janë 10 lloje peshku, dy prej të cilëve: trofta dhe belvica, por edhe ngjala e ashtuquajtur Europiane mbajnë primatin në këtë drejtim.

Analizat e kryera që nga viti 1929 nxjerrin në pah përhapjen e madhe prej 45, 6 përqind të troftës në mesin e të gjithë botës shtazore të Liqenit të Ohrit,

Këto analiza gjithshtu kanë konfirmuar se në pjesën e Maqedonisë të tij në një hektarë peshkohen 9 kg trofta”, thonë shkencëtarët.

Trofta e liqenit të Ohrit arrin një peshë prej më shumë se 10 kg, ndërsa specialistët kanë konkluduar se në kushtet në të cilat tani ndodhet Liqeni , ky peshk arrin peshën prej 1kg në vitin e shtatë të jetës së vet.

Për të ruajtur fondin e peshqëve në Liqenin e Ohrit, duke patur parasysh, midis të tjerash edhe peshkimin e pakontrolluar, që nga viti 1934 deri më tani me qëllim të ruajtjes së kësaj pasurie, për efekt të shumimit artificial në liqe janë hedhur mbi 500 milionë trofta në formë larve apo deri në moshën 18 muajshe. Sakaq, në ujrat e Liqenit të Ohrit për këtë qëllim hidhen edhe ngjalat.

Laramaninë e botës shtazore të liqenit e plotëson edhe shpuzorja e rrumbullakët e cila jeton në 40 deri në 50 metra thellësi ttë Liqenit të Ohrit, thonë ata që njohin flaorën dhe faunën e këtij Liqeni , ndër më të vjetrit në Europë.

Liqeni i Ohrit shquhet për një përmbajtje të lartë llojesh të botës shtazore dhe shtojnë se karakteristike për këtë faunë është endemizmi i theksuar, ndërsa fauna e peshkut përfaqësohet me 17 lloje autoktone.

Ai është i vecantë jo vetëm nga origjina ( ka origjinën nga depresioni gjeotektonik i 2-3 milionë viteve më parë të Dinaritëve perendimore), thellësia, tejdukshmëria, por edhe për florën dhe faunën që përmban.

Liqeni i Ohrit është shpallur në vitin 1980, nga UNESKO, si vend i trashëgimisë të kulturës natyrore me rëndësi botërore.

NJË CM. UJË LIQENI, 1 MILION KV ENERGJI

Liqeni i Ohrit është kontribues i zhvillimit ekonomik të vendit. Krahas rëndësisë së madhe të tij për turizmina ai ka edhe një potencial të madh energjetik.

Me ujin e tij ushqehen hidrocentralet ”Glloboçica” dhe “Shpile”, si dhe hidrocentralet në Shqipëri. Ekspertët pohojnë se një centimetër ujë i liqenit është i brabartë me 1 milion kilovat energji elektrike, ndaj gjithmonë i kushtohet rëndësi ruajtjes së kuotës së ujit në këtë liqe, jo vetëm për këtë shkak, por edhe për të ruajtur ekosistemin e tij. Kuota maksimale e sasisë së ujit është 693.75 metra lartësi mbidetare, ndërsa minimalja 693.10 metra.

Pra, ndryshimi i sasisë së ujit që mund të shfrytëzohet është 65 centimetra. E vetmja pendë e cila kontrollon dhe ruan ekuilibrin e Liqenit të Ohrit është penda e cila ndodhet në derdhje të liqenit në Drinin e Zi. Ajo E vetmja pendë e cila kontrollon dhe ruan ekuilibrin e Liqenit të Ohrit është penda e cila ndodhet në derdhje të liqenit në Drinin e Zi. Ajo ka një gjerësi prej 25 metrash dhe varësisht nga nevoja hapet ose mbyllet.

Ekziston një marrëveshje midis Maqedonisë dhe Shqipërisë për shfrytëzimin e ujit të Liqenit që rrjedh nëpërmjet Drinit të Zi,por kjo marrëveshje nuk cënon asnjëherë kuotën e ujit të liqenit. Kjo ka qenë kështu edhe gjatë vitit 2005 kur Shqipëria vuante mungesën e energjisë elektrike, ndërsa portat e pendës së Drinit u hapën aq sa tolerojnë kuotat për ruajtjen e ekosistemit, por edhe ujit të nevojshëm për funksionimin e dy hidrocentraleve : “Gllobo]ica” dhe “Shpile” edhe pse atëherë u lejua rrjedhja maksimale e ujit për në Shqipëri.


Publikuar: 04.11.2008 | 02:37
Lexuar: 23756 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Cat (07/01/2010 21:48:21) Reportazh i bukur
semra (03/02/2010 18:28:11) shum mir ke ni shkrujt per kto aaaaaa per natyren shum edhe foton e ki qit te mir aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ju pershendes
ani (14/04/2010 19:29:05) Pershendetje nga Shkodra!
Me vjen mire qe nje person flet kaq bukur per atdheun e tij...dhe ky informacion me sherbeu shume per nje matreial per mjdisin...
elio (19/05/2010 22:11:01) shum e bukur foto dhe shkrimi ka shume fjale te mencura e te bukura ju pershnes
sara (20/05/2010 16:57:30) nese ka mundesi nje ese per natyren
Esi (30/05/2010 21:11:21) Reportazh shumee i bukur gjithashtu dhe i mire sepse sherben per informacion ... !!!
eni (31/05/2010 21:56:22) nje reportazh per natyren desha se po vdes dhe spo e bej dot
anja (02/06/2010 21:39:27) nje ndihme te vogel deshiroja ... nje reportazh te bukur per mbrojtjen e nje mjedisi te caktuar
yvi vogel (06/06/2010 18:40:53) me sherbeu shume ky informacio per te bere detyren e leximit ....mu dote nje raportazh dhe e gjata ketu shume shume shume shume flm
fiona (07/06/2010 00:59:57) reportazh shume i bukur
Xhuli (18/01/2011 14:49:50) Shume i bukur ky reportazhi
Pranvera (14/02/2011 22:04:35) Shum liqen i bukur , gjithashtu ka edhe pasuri te medha natyrore.
Ani (18/05/2011 13:11:15) Reportazh me te mire dhe mete qarte si ky ketu nuk gjen .
Me ndihmoi shume ne detyra !
Po per liqenin e Prespes ka reportazh ? eeeeeeeeeee ?
klea (30/05/2011 17:12:59) hahahhahahaha shume kot!!!!:)
nderim (07/07/2011 21:35:07) Shum liqen i bukur , gjithashtu ka edhe pasuri te medha natyrore.Reportazh shume i bukur
resul (06/08/2011 12:29:52) ruani nga dre****resul petrova rexhaj
erblina (09/10/2011 17:13:08) sa bukur !!!!!!!!!!!!!!
Kristian (06/12/2011 16:23:24) Mrekullia vet!(!?£
MIKELSHPORAJ (14/12/2011 21:07:34) DUA LIQENIN E OHERIT
Demir Mustafa (11/03/2012 00:22:22) eshte vend lindja ime 01.08.1963 M D tash jetoj ne Itali esht vendi mei bukur me banes ne Kercov
Arsim (20/03/2012 14:30:45) Eshte nje vend fantastik.Gjithcka duket bukur ne keto pamje.
Arsimi Kosove
fafafafafaf (07/04/2012 19:44:02) po pill a ka ky liqen
alessia (23/04/2012 17:17:24) gjeja me e mrekullueshme e shqiperise
Bruna (08/05/2012 20:09:23) Per mendimn tim ky koment i ka vene pikat mbi i sepse eshte nje ese qe edhe vete ismal Kadare do te perfliste . I lumte atij qe e ka berew dhe e pergezoj
Dejvi (15/05/2012 15:59:50) Ky reportazh me duket mese i drejte dhe shume terheqes per ta lexuar e studjuar ate. Me bejne shume pershtypje fjalet e thena per liqenin e Ohrit(sepse jane fjale mese te verteta).
Dejvi Mulla (15/05/2012 16:57:09) Reportazhi i mesiperm eshte vertet interesant por do te doja te njihja me shume te dhena te cilat flasin per gjallesat endemike te ketij liqeni. Respektet e mia te sinqerta per autorin e ketij teksti.
besarta (26/05/2012 13:33:23) mahnitese me duket sikur jam ne enderr
ela (30/05/2012 15:52:50) me pelqeu shume reportazhi skenderbeu dheliqeni shume interesante dhe me sherbeu shume per nje detyre te rendesishme
bora (04/10/2012 16:03:51) nje reportazh shume i bukur edhe liqeni eshte yll fare
xhensila (22/10/2012 23:00:48) qytet perrallor ashtu si nga bukuria dhe pasuria qe i ka falur natyra
nora (28/11/2012 22:06:34) bukuri errall natyrore'
ina (20/01/2013 15:55:25) shum informacion i bukur ju limte bravo i jashtezakonshen
armando (21/01/2013 17:28:15) shume i bukur nje bukuri e rralle natyrore te dhjefsha italine
fernando mema (16/04/2013 09:25:52) shume i bukur
kesi (28/04/2013 18:31:20) eshte liqeni me i bukur
ENRIK (27/05/2013 16:36:18) ME TE VERTET NJE REPORTAZH SHUME I BUKUR DHE QE SHERBEN SI INFORMACION PER NJEREZIT E PADITUR QE THONE SE SHQIPERIA NUK KA VENDE TE BUKURA.... BRAVO,ATIJ QE E KA BERE,BRAVO!
genti (27/05/2013 16:48:03) ketu ne kete reportazh jane shume gjera te cilat shume te verteta dhe te cilat japin nje informacion shtese per te gjithe qe e lexojne... shume bukur... dhe titulli shum i bukur...
erdo (27/05/2013 16:54:22) shum bukur reportazhi,por dicka sme pelqeu reporteri nuk ka treguar shum kujdes ne shkrimin e disa fjaleve.... te cilat vete nuk i kuptoja dhe do doja shume qe ti shpjegonin ose ti shkruanin me sakte... ju lutem!
erdi (27/05/2013 16:57:41) jam dakord me komentin e mesiperm un ta sapo e lexova ngaqe me duheshte per ne shkolle...dhe kerkoj te njejten gje qe ka kerkuar personi me emrin erdo
ojuqifsharobtmunpidhokara (27/05/2013 17:01:43) me falni
Leo (30/05/2013 17:30:43) shume i bukur dhe interesant
Leo (30/05/2013 17:40:16) shume i bukur dhe interesant bravo
ermira (14/10/2013 17:13:51) waaaaaaaaaaauaaaaaaaaaaauuuuuuuuuuuuuwww sabukur
lila (14/11/2013 21:07:18) o sa mireeeeee me qene ne oherrr ole ole :p
barbi (18/12/2013 16:59:34) nje gje teper e mahnicma kur kam qene vete e habita me te vertete
renisa (19/12/2013 19:18:55) reportazh shume i bukur dhe i vlefshem
geni (09/01/2014 16:34:04) shm bkr mahnitese
ketjona (16/01/2014 18:56:46) liqeni eshte pasuria me e cmuar per mua pasi lexova reportazhin e mesiperm.Une jetoj ne pogradec dhe kjo me ndihmoi qe un te kuptoj se dhuhet te jem krenare
renisa (21/01/2014 19:42:25) Shum reportazh i bukur me sherbeu shum per detyren qe kam...!!!
dajana (26/01/2014 21:57:27) liqeni i pogradecit eshte nje perle per te gjthe
xhesika (15/05/2014 17:21:54) shum reportazh i bukur dhe me sherbeu shum per informacionin qe me duhej...!!!:);)
sara (05/10/2014 14:55:49) Shume bukur, pergezimet e mia....
kledi (20/10/2014 15:25:15) ky po qe eshte liqen
armando (20/10/2014 17:08:15) cop cop

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime