E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ballkani do të ketë prioritet të ulët në administatën amerikane, nëse nuk ka ndonjë situatë të krizës, për shkak se Uashingtoni është i preokupuar me çështje të brendshme, në veçanti me krizën financiare, tha profesori i shkencave politike në Universitetin amerikan të Mbrojtjes, Stiven Majer.
Majer: Ballkani nuk ėshtė  prioritet i SHBA-ve
Stiven Majer: Ballkani nuk është mes prioriteteve të administratës amerikane

Ballkani do të ketë prioritet të ulët në administatën amerikane, nëse nuk ka ndonjë situatë të krizës, për shkak se Uashingtoni është i preokupuar me çështje të brendshme, në veçanti me krizën financiare, tha profesori i shkencave politike në Universitetin amerikan të Mbrojtjes, Stiven Majer.

"Obama ende është duke e ndërtuar profilin e tij dhe në thelb, e duam atë apo jo, politika e tij është e ngjashme me të Bushit në pikëpamjen e Afganistanit dhe Irakut, atje ku edhe më tej jemi ushtarakisht të pranishëm, pastaj Pakistani, ku veçmë jemi të angazhuar, si dhe në Iran dhe Korenë e Veriut, të cilat bëhen gjithnjë më kontroverse", e tani edhe Lindja e Afërt", tha Majer.

Ai vlerësoi se Ballkani nuk do të anashkalohet plotësisht, e para së gjithash Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

"Nuk do të isha i befasuar në vitet e ardhshme të vijë deri në intensifikimin e mosmarrëevshjeve interne në BeH, para së gjithash për ngritjen e mundshme të akuzës kundër Millorad Dodikut, për reformat kushtetuese, për pronësinë shtetëtore, si dhe për tensionet etnike", tha Majer.

Ai, duke u përqëndruar në Kosovë, tha se ekziston evolucion të konfliktit të ngrirë.

"Në të vërtetë, Beogradi nuk do të heqë dorë nga sovraniteti mbi Kosovën, ndërsa SHBA-kja, vendet e tjera perëndimore dhe Prishtina nuk do të heqin dorë nga pavarësia. Do të thotë, bëhet fjalë për qëndrime krejtësisht të kundërta. Në thelb, realiteti është se nuk ka ndryshime të konsiderueshme as në BeH, as në Kosovë", thotë Majer

Publikuar: 25.08.2009 | 19:14
Lexuar: 348 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime