Hera e dytë kur ata u ballafaquan ishte gjatë kohës së pushimeve në Barbados dhe 'kanë pasur fjalosje brenda veturës. Brown i nxehur ka thyer dritaren e përparme dhe atë të anësore të veturës, edhe pse askush nuk është lënduar'.
Rihanna dhe Chris Brown kanë pasur edhe dy zënka të dhunshme më herët disa javë para se të pasojë sulmi befasues i reperit në muajin shkurt.
Në raportin e policisë të lëshuar pas seancës së djeshme gjyqësore të Brown, thuhet se dyshja kanë pasur një lidhje turbulente e cila ka prodhuar edhe disa përplasje agresive.
Disa javë para rastit kryesor, krijuesja e hitit "Umbrella", ka qenë edhe dy herë tjera viktimë e temperamentit të nxehtë të këngëtarit.
Gjatë një udhëtimi në Evropë, Rihanna ka goditur me shuplakë Brown pas disa argumenteve të tërbuara, dhe Brown është përgjigjur duke e përplasur atë për muri.
Hera e dytë kur ata u ballafaquan ishte gjatë kohës së pushimeve në Barbados dhe 'kanë pasur fjalosje brenda veturës. Brown i nxehur ka thyer dritaren e përparme dhe atë të anësore të veturës, edhe pse askush nuk është lënduar'.
Brown është dënuar me gjashtë muaj shërbim për komunitetin, pesë vite lirim me kusht dhe është urdhëruar të qëndrojë larg ish-të dashurës së tij për të njëjtën periudhë të kohës.